Secondary Adv

Se shpejti hyjne ne fuqi targat e personalizuara, ndryshon afati i patentes

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor foli në lidhje me ndryshimet e pritshme dhe risitë që pritet të ndodhin së shpejti sa i përket Kodit Rrugor.

 

Gonxhja u shpreh shpresëplotë që këto ndryshime do të ndodhin, pasi sipas tij janë një e mirë ndaj qytetarëve, të cilët tanimë do të marrin shërbime si qytetarë evropianë, ku do të shmangen burokracitë, pritjet në radhë dhe pagesat e panevojshme.

 

Sa i përket rinovimit të patentës, Gonxhja u shpreh se një nga ndryshimet që pritet të marrin miratimin e nevojshëm është fakti që ajo të bëhet çdo 15 vjet, në krahasim me 10 vjet që është aktualisht, ndërsa ndryshime priten edhe për personat mbi 50 vjeç, të cilët deri më sot rinovimin e patentës e kanë bërë çdo pesë vite.

 

Sipas Gonxhes, risi do të ketë edhe për drejtuesit e rinj, për fuqinë motorike të mjeteve, për personat që sapo kanë marrë një automjet në dy vitet e para të marrjes së patentës, etj.

 

Sa i përket targave të privilegjuara, Gonxhja tha se që nga momenti i aplikimit janë marrë 7 milion euro nga shitja e tyre, ndërsa bëri me dije se së shpejti në shkurt priten të hynë në fuqi targat e personalizuara, për të cilat kreu i DPSHTRR paralajmëroi se do të jenë shumë të shtrenjta.

 

Ai deklaroi se do të ketë një komitet censure për këto targa, ndërsa tha se do të përbëhet nga një kombinim germash dhe numrash./Burimi: A2CNN


Më të lexuarat