Inflacioni ne Europe po bie, por cmimet e ushqimeve vijojne te rriten
Çmimet e ushqimeve kanë vazhduar të rriten në të gjithë Evropën, pavarësisht se inflacioni ra për të dytin muaj radhazi në dhjetor, sipas Eurostat.
Inflacioni i çmimeve të ushqimeve në BE ishte 18.2 për qind dhe 16.2 për qind në eurozonë në dhjetor, që është një rënie e lehtë në krahasim me nëntorin mesatarisht. Por çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë si sheqeri, djathi i qumështit dhe vezët, vajrat dhe yndyrnat janë ende në rritje.
Rritja më e lartë e çmimeve u pa në Hungari me afro 50 për qind, Lituania e dyta më e larta me 33.5 për qind e ndjekur nga Estonia me 30.8 për qind. Ndryshimet më të ulëta të çmimeve u regjistruan në Luksemburg me 11.1 për qind, Irlandë 12.1 për qind dhe Qipro 12.2 për qind.
Gjashtë kategoritë e ushqimeve ku u regjistruan rritjet më të ndjeshme në vendet e BE-së ishin qumështi i freskët i plotë, vezët, sheqeri, vaji dhe yndyrat, gjalpi dhe vajrat e tjerë ushqimorë, që variojnë nga 30.2 për qind në 56.6 për qind mesatarisht.
Çmimet e sheqerit u dyfishuan në Estoni, u rritën me 98,9 për qind në Çeki dhe me 87,4 për qind në Poloni. në Suedi, Danimarkë dhe Luksemburg, ndryshimi i çmimit ishte rreth 10 për qind.
Çmimet për një tjetër artikull ushqimor bazë, vezët panë rritje të gjerë nga 14.8 për qind në Luksemburg në 92.5 për qind në Çeki, ndërsa mesatarja e BE-së ishte 30 për qind./Burimi: SCAN