Secondary Adv

Gjermania shtyn projektligjin per legalizimin e kanabisit edhe per 2024

Shtyhet vendimi i Gjermanisë për të miratuar legalizimin e konsumit të Kanabisit, pasi nuk ka paraqitur ende propozimin e saj në Komisionin Evropian.

 

Ministria tha në një email të enjten se projektligji i saj për legalizimin e kanabisit është “aktualisht duke u hartuar”, por nuk ka mundësi të vihet në zbatim gjatë vitit 2024 dhe se nga ky vendim gjermanët mund të blejnë 30 gr për konsum dhe të kultivojnë deri në tre bimë.

 

Ministria e shëndetësisë në një email për “Euronews” shkruan se projektligji i saj për legalizimin e kanabisit është “aktualisht duke u hartuar” brenda qeverisë Federale, por vënia në zbatim për vitin  2024 është e largët.

 

“Një numër i madh pyetjesh ligjore dhe operacionale në lidhje me zbatimin duhet të përgjigjen dhe të koordinohen midis ministrive përgjegjëse përpara se të mund t’i dorëzohen Komisionit Evropian”, thuhet në email.

 

Projekti për legalizimin e kanabisit u hodh në vitin 2022, ku sipas planit, konsumatorët gjermanë do të lejohen të blejnë deri në 30 gr për konsum privat, vetëm në një treg të kontrolluar. Ndërsa për të rriturit parashikohet kultivimi deri në tre bimë kanabisi.

 

“Qëllimi ynë për shpërndarjen e kontrolluar është të mbrojë sa më mirë shëndetin e konsumatorit, të sigurojë fëmijët dhe të rinjtë, si dhe të reduktojë krimin e lidhur me drogën dhe të kufizojë tregun e zi”, tha Ministria Federale Gjermane e Shëndetësisë./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat