Secondary Adv

Anulohet tenderi per Pyllin Orbital ne Tirane, do bliheshin rreth 25 mije peme

Pas një sërë ankesash nga operatorët ekonomikë, Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit, në Bashkinë e Tiranës ka anuluar tenderin për pyllin orbital.

 

Anulimi ka ardhur pas ankesës së fundit të kompanisë “AlbGarden” pranë Komisionit të Prokurimit Publik”, që pretendonte se ky dikaster nuk kishte zbatuar vendimin e KPP-së për modifikimin e kritereve të tenderit, sikurse u vendos në fillim të muajit dhjetor.

 

Procedura e prokurimit kishte një fond limit mbi kufirin e lartë monetar e më konkretisht 2.8 mln USD, ndërkohë që më herët i njëjti operator ekonomik u ankua për vendosjen e kritereve të paramenduara, çka nënkupton paracaktimin e fituesit, si dhe një sërë kriteresh të tjerë, që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

 

Ndërkaq, sipas Drejtorisë së Pastrim Gjelbërimit shkak për anulimin e procedurës janë bërë rrethana të paparashikueshme dhe objektive, ku nevoja ose aftësia paguese e autoritetit kontraktor ka ndryshuar.

 

Përmes këtij tenderi synohej blerja e 24 623 pemëve dekorative, që tashmë nuk do të mund t’i shtohen kryeqytetit.

 

Ndërkohqë që, gjatë hapjes së garës tenderuese, pranohej se projekti i Pyllit Orbital rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë e konsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi, një shqetësim i ngritur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat