Secondary Adv

Dializa, hapet tenderi 1.92 mln euro per blerjen e materialeve mjekesore

Teksa koncesioni i dializës merr çdo vit miliona euro nga buxheti i shtetit, shpenzimet për këtë shërbim janë shumë herë më të larta.

 

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka hapur tenderin mbi kufirin e lartë monetar për blerjen e materialeve mjekësore për seancat e trajtimit për 36 muaj, ndërkohë që fondi limit është rreth 224 mln lekë lekë, pa TVSH apo 1.92 mln euro.

 

Por, ajo që bie në sy është diferenca në çmimin e setit të shërbimit midis tenderit të QSUNT dhe koncesionarit.

 

Në dokumentet e tenderit të sapohapur vlerësohet se një set trajtimi është në vlerën prej 6.110,67 lekë pa TVSH, ndërkohë që në kontratën 10-vjeçare të lidhur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë DiaVita ky çmimi është 11,203 lekë, pa TVSH apo 45% më shtrenjtë.

 

Shërbimi i hemodializës në QSUNT ofrohet, për shkak se kontrata e partneritetit publik privat mbulon vetëm spitalet rajonale të Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Vlorës dhe Korçës, ndërsa pjesa tjetër ofrohet nëprmjet paketave shëndetësore dhe shërbimit publik spitalor.

 

Për kontratën PPP për periudhën 2016 – 2021 janë likuiduar nga buxheti i shtetit rreth 3.97 miliardë lekë, ndërsa mbeten për t’u likuiduar për vitet e mbetura rreth 3.24 miliardë lekë, duke qenë se vlera totale e saj është 7.21 mld lekë apo 60 mln euro.

 

Ndërkohë që, një raport i organizatës “Together for Life” vlerësoi se ky koncesion ka përfituar rreth 412 milionë lekë apo rreth 3.5 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit për seanca që nuk janë kryer./Burimi: SCAN


Më të lexuarat