![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Me shume deme nga aksidentet rrugore, siguruesit paguan 6.8 mld leke vitin e kaluar
Kompanitë e sigurimeve paguan 6.8 miliardë lekë ose rreth 59 milionë euro dëme vitin e kaluar.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se dëmet e paguara nga siguruesit shënuan një rritje të lehtë me 2.4% krahasuar me vitin 2021.
Rritja e dëmeve erdhi kryesisht nga tregu i Jo-Jetës dhe nga rritja e dëmeve direkte të paguara nga kompanitë e sigurimit për klientët e tyre për dëmet e shkaktuara nga palët e treta, sipas parashikimeve të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Struktura e dëmeve vazhdon të dominohet nga pagesat e kryera nga shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, që vitin e kaluar paguan direkt 6.25 miliardë lekë, 3.1% më shumë krahasuar me vitin 2021. Kjo shumë përbën 91.5% të dëmeve të tregut të sigurimeve.
Megjithatë, nëse llogarisim edhe dëmet e paguara nëpërmjet Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, pesha e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës arrin në 95.7% të totalit.
Duke qenë se tregu i sigurimeve në Shqipëri dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, kjo reflektohet qartë edhe në strukturën e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës.
Dëmet nga produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik vitin e kaluar arritën vlerën e 3.72 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 14.8%. Ato përbënin 59.6% totalit të dëmeve të paguara në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, nga 53.5% që kishin qenë për vitin 2021.
Rritja e dëmeve nga sigurimet e detyrueshme motorike u ndikua sidomos nga produkti i sigurimit të brendshëm MTPL dhe nga dëmet e lidhura me policat Kufitare, ndërsa dëmet nga Kartoni Jeshil pësuan një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës.
Rritje të ndjeshme shënuan edhe dëmet në sigruimin nga zjarri dhe forcat e tjera të natyrës, që arritën në 1.11 miliardë lekë, 25.3% më shumë krahasuar me vitin 2021. Pesha e tyre specifike u rrit në 17.8%, nga 14.7% që kishte qenë një vit më parë.
Një rritje të fortë vitin e kaluar shënuan edhe dëmet motorike të paguara si sigurues të drejtëpërdrejtë nga kompanitë e sigurimit.
Kjo kategori dëmesh u rrit me 451% krahasuar me një vit më parë dhe është e lidhur parashikimet e ligjit të ri për sigurimet e detyrueshme motorike, sipas të cilit siguruesit mund të lidhin marrëveshje ndërmjet tyre,
Sipas së cilës kërkesa për dëmshpërblim, që lidhet me dëmin e shkaktuar nga përdorimi i një mjeti motorik ndaj një mjeti tjetër motorik, mund të trajtohet nga siguruesi i drejtpërdrejtë i pronarit të mjetit motorik të dëmtuar.
Në rast aksidenti ndërmjet dy mjeteve motorike të identifikuara dhe të siguruara me kontratë sigurimi të detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, pala e dëmtuar mund ta drejtojë kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi i drejtpërdrejtë, në rast se ky i fundit ka një marrëveshje me siguruesit e palës përgjegjëse të aksidentit.
Siguruesi i drejtpërdrejtë ka të drejtën e rimbursimit të dëmshpërblimit nga siguruesi përgjegjës, sipas kushteve, limiteve dhe afateve të përcaktuara në marrëveshjen ndërmjet tyre.
Ndërkohë, dëmet e paguara nga siguruesit e Jetës vitin e kaluar ranë në 292 milionë lekë, 13.7% më pak krahasuar me një vit më parë. Pesha e tyre specifike zbriti në 4.3% të totalit, nga 5.1% që kishte qenë në vitin 2021.
Kompanitë e sigurimit të Jetës patën pësuar një rritje të shpenzimeve për dëmeve gjatë vitit 2021, zhvillim që reflektoi sidomos shtimin e vdekjeve për shkak të pandemisë së Covid-19.
Gjatë vitit 2022 efekti i faktorit Covid është tejkaluar dhe dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit të jetës kanë rënë përsëri./Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/me-shume-deme-nga-aksidentet-rrugore-siguruesit-paguan-6-8-miliarde-leke-vitin-e-kaluar/)
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)