Secondary Adv

Inflacioni i larte ne Rusi, Banka qendrore paralajmeron rritje cmimesh ne 2023

Tregu i punës buxheti dhe bilanci i pagesave në Rusi, do të ushtrojnë presione inflacioniste gjatë vitit 2023.

 

Banka qendrore në vend konfirmoi lajmin duke sqaruar se dobësimi i rublës në muajin dhjetor mund të ushqehet ndërkohë me rritje cmimesh.

 

Banka e Rusisë do të mbajë ende në pritje normën e saj bazë të interesit në nivelin 7.5% në mbledhjen e saj të parë për këtë vit javën e ardhshme me inflacionin që ngadalësohet gradualisht.

 

Por, gjithsesi bëhet fjalë për një nivel shumë më të lartë se objektivi prej 4%. Pritshmëritë inflacioniste të invidëve në janar shënuan vlerën 11.6%.

 

Në një raport mbi tendencat ekonomike, banka theksoi tre rreziqe kryesore inflacioniste me të cilat përballet Rusia në një kohë që përpiqet të nxjerrë ekonominë nga rënia e saj aktuale.

 

Më tej theksohet se presionet inflacioniste mbeten të ulëta megjithatë rreziqet pro inflacioniste nga tregu i punës, buxheti dhe bilanci i pagesave janë rritur.

 

Banka paralajmëroi gjithashtu se rubla më e dobët, e cila shënoi rënie në muajin dhjetor, kur hyri në fuqi kufiri i cmimit të disa produkteve të naftës ruse, mund të ushqejë inflacionin e cmimeve, vecanërisht nëse suficiti tregtar i Rusisë ulet ndjeshëm.

 

Parashikimet fillimisht shumë pesimiste për një tkurrje ekonomike dyshifrore në vitin 2022 rezultuan të pabazuara dhe banka qendrore tha se ekonomia e vendit ishe përshtatur shumë shpejt ndaj goditjeve të një viti më parë.

 

Por pavarësisht kalimit në zinxhir të rinj furnizimi dhe rritjejs së aktivitetit ekonomik në sektorë të tillë si bujqësia dhe shërbimet e konsumatorëve në fund të vitit 2022, kërcënimet për shëndetin afatgjatë ekonomik të Rusisë mbeten të theksuara.

 

Sipas Bankës Qendrore, mungesa e personelit, kufizimet teknologjike dhe kërkesa e dobët e jashtme mund të ngadalësojë tranzicionin e ekonomisë drejt rritjes së qëndrueshme nga gjysma e dytë e vitit 2023.

 

Banka Qendrore theksoi se ndikimi në vëllimet e eksportit të tavanave të cmimeve të vendosura nga perëndimi për naftën ruse dukej i kufizuar, bazuar në kushtet aktuale të tregut.

 

Sipas saj embargo e BE ndaj produkteve të naftës ruse mund të cojë në një rritje të kërkesës për naftën e papërpunuar ruse diku tjetër në botë, ndërsa nafta e papërunuar ruse mund të tregtohet me një cmim më të ulët në krahasim me naftën e papërpunuar Brent, falë ndryshimeve logjistike./Burimi: SCAN


Më të lexuarat