Secondary Adv

Kurti: Pranojme marreveshjen e asociacionit por kam 6 kushte

Kryeministri i Kosovës pas shumë refuzimeve ka thënë sot në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës se pranon marrëveshjen e asociacionit por ka 6 kushte. 

 

“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato... normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm.” – tha mes tjerash, kryeministri i Kosovës.

 

Edhe pse ka qenë një ndër zërat më kritik për marrëveshjen e asociacionit, kurti ka dalë sot përpara parlamentit të Kosovës, duke thënë se ka 6 kushte për marrëveshjen.

 

Por, ashtu sikurse në Prishtinë edhe në Beograd është duke u zhvilluar një seancë plenare për Kosovën, ku Vuçiç po jep llogari për planin franko-gjerman ndërsa Kurti për asiociacionin. Opozita e Kosovës e ka cilësuar këtë një sinkron të Vuçiç me Kurtin. 

 

6 kushtet e Albin Kurtit: 

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës;

 

Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik;

Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi;

 

Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen;

Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së;

 

Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian." – tha Kurti./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat