Bankat japin me shume kredi ne Tirane, qyteti me nivelin me te ulet te kreditimit
Bizneset dhe qytetarët në kryeqytet janë kreditorët më të mëdhenj në vend.
Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë në total për Tiranën bankat e nivelit të dytë kanë aprovuar 528,2 mld lekë. Ndërkohë vetëm për individët në kryeqytet janë akorduar 162,2 mld lekë ku pjesa më e madhe e huave janë miratuar për blerje shtëpish.
Ky zë ka pësuar një rritje të ndjeshme kohët e fundit edhe si rezultat i kushteve më të favorshme nga bankat. Edhe sipas aktivitetit ekonomik kryeqyteti mban peshën kryesore.
Niveli i lartë i kreditimit për Tiranën shpjegohet edhe me faktin se numri më i madh i bizneseve por edhe i qytetarëve është i përqëndruar në kryeqytet. Më pas renditen Durrësi i ndjekur nga Vlora dhe Fieri.
Qarku me nivelin më të ulët të kreditimit si për individët ashtu edhe për bizneset rezulton se është Lezha e ndjekur nga Korça. Në total niveli i kredisë gjatë 2022 ka pësuar një rritje me rreth 7% duke kapur vlerën 713.3 mld nw dhjetor.
Nga të dhënat verëhet se në nivelin total të huave që janë miratuar nga bankat ,rritja më e lartë është regjistruar në segmentin e individëve, ku kredia është rritur me mbi 11% me bazë vjetore.
Pavarësisht krizës së çmimeve gjatë 2022 depozitat e individëve dhe biznesve janë rritur me 5%.Ky rezulton nivel më i ngadaltë se një vit më parë. Në vlerë depozitat u rritën me 61 miliardë lekë në 2022-n, nga 103 miliardë lekë që u shtuan në 2021-n.