5.4 mln dollare asete te konfiskuara do perdoren per rindertimin e Ukraines
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA ka autorizuar vendin që të fillojë përdorimin e parave të sekuestruara ruse për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës.
Njoftimi i Garland erdhi gjatë një takimi me prokurorin e përgjithshëm ukrainas, Andriy Kostin, në Uashington, raportoi Agence France-Presse. Paratë vijnë nga pasuritë e konfiskuara nga oligarku rus Konstantin Malofeyev pas akuzës së tij në prill për evazion të dyshuar të sanksioneve, shtoi ai.
5.4 milion dollarë (4.5 milion £) asete të konfiskuara do të përdoren për rindërimin e Ukrainës. Milioneri rus Malofeyev konsiderohet si një nga burimet kryesore të financimit për separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.
Në prill, Thesari i SHBA futi në listën e zezë një rrjet prej rreth 40 individësh dhe subjektesh të udhëhequr nga Malofeyev, të cilat pretendonte se ishin përdorur për të lehtësuar shmangien e sanksioneve./Burimi: abcnews.al