Secondary Adv

Miratohet projektligji per rregullimin e cmimit te barnave ne Kosove

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se përfituesit më të mëdhenj të Ligjit për rregullimin e çmimeve të barnave janë qytetarët, pasi me vite janë përballur me çmime të larta.

 

Ndërsa, ka premtuar inspektim për monitorimin e zbatimit e këtij Ligji. Është miratuar në Qeverinë e Kosovës projektligji për çmimet e produkteve medicinale, që parasheh rregullimin e çmimeve të ilaçeve në vend, e që sipas kryeministrit Albin Kurti, do të kursejë mjete të shumta të qytetarëve.

 

Ai dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë thënë se nëpërmjet këtij ligji, Kosova do të ketë ndër çmimet më të lira të barnave. Ministri Vitia ka thënë se deri tash këtë ligj s’e kanë pasur vetëm dy shtete në Evropë, Kosova dhe Bjellorusia.

 

“Kosova tashmë po hiqet nga kjo listë. Projektligji ka për qëllim rregullimin e kostos që barnave që ajo të jetë e përballueshme dhe edhe më lirë sesa në vendet e rajonit”, është shprehur Vitia.

 

Ai tutje ka bërë të ditur se për të mbikëqyrur zbatimin e këtij ligji MSH-ja do të punësojë edhe 42 inspektorë shëndetësorë, të cilët janë paraparë edhe në buxhetin për vitin 2023.

 

“Një nga premtimet edhe në fushatë ka qenë trefishimi i numrit të inspektorëve në secilin sektor. Në buxhetin e këtij viti janë paraparë edhe 42 inspektorë shëndetësorë, të cilët do të kontribuojnë në monitorimin e këtij ligji”.

 

“Shumë shpejt do ta keni ligjin përpara dhe do ta shihni se rregullon në parim çdo çështje. Janë 42 inspektorë që do të punësohen në këtë drejtim”.

 

Vitia ka përsëritur qëndrimin se vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit për blerje të insulinave pa Autorizim-Marketingu janë të gabuara dhe se OSHP-ja është dashur ta adresojë.

 

Ai ka thënë po ashtu se Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi, i udhëhequr nga kryeministri Kurti, është ende funksional. “Komisioni ekzekutiv akoma është funksional. Komisioni gjatë periudhës gjashtëmujore ka pasur shumë takime.

 

Të gjitha rekomandimet që kem marrë nga komisioni një pjesë i kemi adresuar natyrisht me buxhetin mirëpo një pjesë të objektivave tashmë janë duke u adresuar.

 

Pasi të përfundojë ky procesi i absorbomit të këtyre objektivave atëherë do të kemi mundësi që ky komision të pushojë së ekzistuari pas një kohe”. Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar Projektligjin për produktet medicinale.

 

Sipas Vitisë, Projektligji ka për qëllim rregullimin e kostos që barnave që ajo të jetë e përballueshme dhe edhe më lirë sesa në vendet e rajonit. Përmes këtij projektligji mundësohet që çmimi i një bari të jetë njësoj në çdo barnatore.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/ne-kosove-miratohet-projektligji-qe-rregullon-cmimet-e-barnave/


Më të lexuarat