Secondary Adv

Turizmi ne krize per punetore, Tregu po mbijeton me punonjes te pakualifikuar

Shqipëria është në krizë punëtorësh e veçanërisht sektori i turizmit.

 

Kreu i shoqatës shqiptare të Hoteleri-Turizmit Zak Topuzi, thotë se 75% e hoteleve në Shqipëri vuajnë nga kriza e punëtorëve, krizë e cila pritet ende të thellohet pasi numri i bizneseve është dyfishuar.

 

Kamerierët, banakierët, recepsionistët dhe deri te menaxherët e bareve e restoranteve janë profesionet, ku ka më shumë mungesë stafi, ndërsa bizneset janë në kërkim për të rekrutuar njërëz duke shpallur njoftime për vende të lira pune.

 

Kreu i shoqatës shqiptare të hoteleri-turizmit Zak Topuzi thotë se 75% e hoteleve në Shqipëri vuajnë nga mungesa e punëtorëve, krizë e cila pritet ende të thellohet pasi numri I bizneseve është dyfishuar.

 

“Ka disa arsye. Një nga arsyet është se industria turistike këto 10 vjet është parashikuar të dyfishohet. Përderisa në çdo 160 veta ka një bar, ky është numër I lartë që tregon se mungesa e bizneseve prodhuese nuk jep mundësi që njerëzit të kenë mundësinë të punësohen në punë të tjera.”

 

Sipas Topuzit sezoni turistik po mbijeton duke punësuar punonjës të pakualifikuar, pasi shteti shqiptar nuk harton politika që të mbajë të mbërthyer profesionistët në vend.

 

“E para turizmi vijon të mbetet te ne sezonale, pra nuk ka sezonalitet të lartë gjë që ndodh në rajon, ku 70% e fuqisë punëtore duhet të jetë stabël dhe 30% duhet të jetë që plotësohet me punëtorët sezonal.

 

Duhet një kombinim mes gjithë institucioneve. Nuk është vetëm çështja e një ministrie. Pra nisja me vonesë e shkollave ,e mësimeve në muajin tetor apo nëntor. Në vendet e rajonit lihet hapësirë për 3 muajt e verës që një pjesë e punonjësve të shërbimeve të plotësohet nga studentët apo nxënësit e shkollave.”

 

Por sa ndikon faktori ‘pagë’ tek këta punëmarrës?

 

“Problemi i pagave, 40 mijë lekë bruto që diskuton kryeministri në këtë sektor është tejkaluar me kohë. Ne flasim për paga neto mbi 40 mijë lekë dhe të gjitha sigurimet e paguara tek punëdhënësi”.

 

Sipas INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë në vend për popullsinë 15 vjeç e lart është 10,8%./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat