![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
Tkurrja e popullsise dhe cmimet e larta ulin importet e ushqimeve
Treguesit e konsumit të familjeve dhe tregtia me pakicë tregojnë rritje sistematike të shitjeve, por të dhënat e importeve ushqimore po shënojnë rënie të vazhdueshme.
Të dhënat nga INSTAT njoftojnë se për dy- mujorin e parë 2023 grupet kryesore të ushqimeve pësuan rënie dyshifrore në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, të matura në sasi. Rënien më të madhe e kanë shënuar vajrat vegjetale me gati 40%.
Në janar- shkurt 2023 u importuan mbi 4 mijë tonë vajra vegjetale në krahasim me 6,996 tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2022. Tregtarët e pakicës pohuan se konsumi i vajit ka rënë dukshëm pasi nisi rritja e çmimit nga lufta në Ukrainë.
Nga ana tjetër prodhimet e bollshme të vajit të ullirit sezonin e kaluar kanë bërë që një pjesë e konsumit me vaj vegjetal të zëvendësohet me vaj i ulliri, pasi edhe çmimi ishte konkurrues në disa raste.
Pas vajit, rënia më e madhe ka vijuar me drithërat. Në 2-mujorin e parë 2023 importet e drithërave ranë me rreth 33%. Grosistët, pohuan se rënia e importeve të grurit, sidomos, po nxitet nga dy faktorë kryesorë. I pari dhe me i rëndësishmi lidhet me tkurrjen e popullsisë në vend.
Të dhënat zyrtarë nga agjencitë Britanike dhe Eurostat sugjerojnë se deri në shtator të vitit të kaluar kishin ikur nga vendi më shumë se 20 mijë persona shumica e tyre të rinj.
Të rinjtë janë konsumatorët kryesor të brumërave, ndaj dhe ikja e tyre ul drejtpërdrejt konsumin e drithërave. Gjithashtu vitin e kaluar fermerët mbollën më shumë sipërfaqe me drithëra të frikësuar nga bllokimi i furnizimeve nga lufta në Ukrainë.
Në të njëjtin trend ka qenë edhe importi i sheqernave. Në dy mujorin e parë importet në këtë grup ranë me 30%. Tregtarët me pakicë e lidhin rënien e konsumit të sheqerit më së shumti me emigrimin e të rinjve si konsumatorët kryesore të ëmbëlsirave.
Teksa moshat më të vjetra të prekura në masë nga diabeti kanë konsumojnë më pak sheqerna. Importi i frutave dhe arrave gjithashtu shënoi rënie me 29 për qind. Rënia në këtë grup, përveç tkurrjes së popullsisë, i dedikohet edhe rritjes së prodhimit vendas.
Pemëtoret e mbjella para disa vitesh tani janë në kulmin e prodhimit duke plotësuar nevojat e brendshme, por duke rritur edhe eksportet në këtë grup. Kjo është reflektuar edhe në çmimet e frutave në tregun vendas të cilat më parë ishin udhëheqësi kryesor i inflacionit.
Por prej dy vitesh ndryshimi i çmimeve në këtë grup është mjaft i ulët. Grupi kafe çaj dhe erëza pësoi rënie me 26 për qind.
Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi se rënia e importeve është ndikuar nga çmimet e rritura të kafes, ku shumë operatorë kanë magazinuar blerjet në muajin dhjetor.
Përfaqësues të shoqatës gjithashtu shtojnë se në këtë fillim viti ka rënie të konsumit të kafes 15 deri 20% për shkak të tkurrjes së fuqisë blerëse nga rritja e përgjithshme e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore dhe emigracionit të të rinjve.
Produktet e peshkut dhe zarzavatet gjithashtu pësuan rënie me 175 dhe 14% secila. Në të kundërt vetëm produktet e mishit dhe bulmetit ishin me rritje.
Prodhimet blegtorale janë në krizë nga rënia e numrit të krerëve që prodhojnë qumësht, çka ka sjellë zëvendësimin e prodhimit vendas me importe, teksa çmimet e bulmetit janë rritur me shpejtësi vitet e fundit.
Burimi: https://www.monitor.al/tkurrja-e-popullsise-dhe-cmimet-e-larta-ulin-importet-e-ushqimeve-nga-7-42-ne-kete-fillim-vit/
Më të lexuarat
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)
![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)