Secondary Adv

Mungese likuiditeti, BSH bleu 5.3 mld leke valute per balancim ne 2022

Tremujori i fundit i vitit të shkuar ka shënuar një mungesë të fortë likuiditetesh në sistemin bankar.

 

Mungesë që e ka detyruar Bankën e Shqipërisë të rrisë injektimet e likuiditetit. Është vetë banka e Shqipërisë që raporton se injektimi mesatar ditor ka vijuar të rritet në 44.60 miliardë lekë kundrejt 43.9 miliardë lekëve mesatarisht në 6 muajt e mëparshëm.

 

Mungesa mesatare ditore e likuiditetit gjatë 3-mujorit të fundit ka qenë 8.30 miliardë lekë më e lartë se mungesa mesatare e 5 viteve të fundit prej 36.30 miliardë lekësh.

 

Akumulimi i likuiditetit në llogarinë e MFE-së me rreth 23 miliardë lekë në periudhën 13 nëntor – 22 dhjetor dhe rritja e parasë në qarkullim me 9 miliardë lekë në muajin dhjetor, kanë qenë faktorët kryesorë të rritjes së mungesës, raporton Banka e Shqipërisë.

 

Ndërsa rritja e portofolit të bonove të thesarit të Bankës së Shqipërisë me 3.2 miliardë lekë dhe injektimet e përhershme të likuiditetit nëpërmjet blerjeve të valutës nga tregu valutor për 5.3 miliardë lekë e kanë zbutur këtë efekt.

 

Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë, ka përdorur instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor për mesatarisht 27.05 miliardë lekë ose 60.65%, kundrejt 55.4% në 3-mujorin e mëparshëm.

 

Injektimet 3-mujore janë ulur gradualisht çdo muaj nga 19.25 miliardë lekë në 15.76 miliardë lekë në parapritje të rënies së mungesës në fillim të vitit 2023./Burimi: SCAN


Më të lexuarat