![OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve](images/news/okb izreal krime lufte femije.jpg)
Rusia merr drejtimin e presidences se Keshillit te Sigurimit te OKB
Të shtunën Rusia mori presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë muaj.
Me luftën e Rusisë në Ukrainë që po hyn në muajin e 14-të, një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin Vladimir Putin dhe planet e Moskës për të dislokuar armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje, kritikët po shtrojnë pyetjen se si Rusia mund të drejtojë organin më të fuqishëm të OKB-së.
“Pyetja është shumë e qartë: A mundet krimineli i luftës të drejtojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së?”, tha Andrius Kubilius, anëtar lituanez i Parlamentit Evropian gjatë një seance për Putinin, të mërkurën.
Më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus për rolin e tij në rrëmbimin dhe dërgimin e paligjshëm të mijëra fëmijëve ukrainas në Rusi.
“Unë mendoj se njerëzit po e shohin këtë nga një këndvështrim i gabuar. Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se ky muaj është më shumë një dhimbje koke sesa një avantazh për rusët”, tha për Zërin e Amerikës Richard Gowan, Drejtor i çështjeve të OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
“Nëse ata përpiqen të përdorin presidencën për të krijuar telashe për ukrainasit, ose për të përhapur rrëfimet e tyre për luftën, ata thjesht do të përballen me një numër të madh goditjesh”, shtoi ai. Këshilli i Sigurimit, me 15 vende anëtare, është organi më i fuqishëm i OKB.
Ai mund të marrë vendime për kryerjen e veprimeve ushtarake, dislokimin e paqeruajtësve, vendosjen e sanksioneve ndaj një vendi ose individi dhe mund të rekomandojë hetimin e rasteve të mundshme të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit e marrin presidencën me rotacion, sipas rendit alfabetik (të bazuar në gjuhën angleze). Hera e fundit që Rusia kishte presidencën e radhës ishte shkurti i vitit 2022.
Në ditën e 24-të të presidencës së saj, Presidenti Putin filloi të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë, duke kryer një shkelje flagrante të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.
Ruanda është i vetmi vend që ka humbur presidencën e radhës në vitin 1994 për shkak të gjenocidit në vend, sipas Raportit të Këshillit të Sigurimit, një institut që studion transparencën dhe efektivitetin e këtij organi të OKB-së.
Në atë kohë, Ruanda ishte një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Në vend të Ruandës, Spanja mori presidencën e radhës.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha të enjten se një vend që “shkel në mënyrë flagrante Kartën e OKB” dhe sulmon fqinjin e tij nuk ka vend në Këshillin e Sigurimi, por nuk ka “asnjë rrugë të mundshme ligjore ndërkombëtare” për ta shmangur këtë.
Ukraina është e indinjuar që Rusia është në Këshillin e Sigurimit, dhe veçanërisht tani ka presidencën e radhës. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se presidenca e Moskës është një “shaka e rëndë”./Burimi:VOA/abcnews.al
Më të lexuarat
![OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve](images/news/okb izreal krime lufte femije.jpg)
![US Travel Weekly: Shqiperia, destinacioni me i mire evropian kete vere US Travel Weekly: Shqiperia, destinacioni me i mire evropian kete vere](images/news/turizmi amerika artikull destinacion.jpg)
![Zero taksa per kompanite qe prodhojne arme ne Shqiperi, Kriteri: Investim 25 mije euro Zero taksa per kompanite qe prodhojne arme ne Shqiperi, Kriteri: Investim 25 mije euro](images/news/kompani arme prodhim investim.jpg)
![Hekurdhura Tirane-Rinas-Durres me 11 stacione, studim me BERZH per operimin e trenave Hekurdhura Tirane-Rinas-Durres me 11 stacione, studim me BERZH per operimin e trenave](images/news/hekurusha tiran durres rinas projekti.jpg)
![Turizmi malor, Rama: Bankat, kredi per bujtina, barren kryesore e mban shteti Turizmi malor, Rama: Bankat, kredi per bujtina, barren kryesore e mban shteti](images/news/bujtia turizmi malor banka kredi.jpg)
![Huamarrja e ndermarrjeve publike ne nivelin me te ulet qe prej 2016 Huamarrja e ndermarrjeve publike ne nivelin me te ulet qe prej 2016](images/news/kredia ndermarje publike nivel ulet.jpg)
![Rregullorja e re, institucionet financiare qe humbasin licencen do te kalojne ne likuidim Rregullorja e re, institucionet financiare qe humbasin licencen do te kalojne ne likuidim](images/news/subjekte jo banka rregullore re.jpg)
![Rikualifikimi i Bulevardit te Palmave e Agrumeve ne Vlore, hapet tenderi 416 mln leke Rikualifikimi i Bulevardit te Palmave e Agrumeve ne Vlore, hapet tenderi 416 mln leke](images/news/bulevardi palmave vlore tender.jpg)
![Zgjerimi i autostrades Tirane-Durres, ARRSH zgjedh fituesin per fazen e pare te punimeve Zgjerimi i autostrades Tirane-Durres, ARRSH zgjedh fituesin per fazen e pare te punimeve](images/news/tirane durres hapet tenderi fitues.jpg)
![OSSH, plan masash per furnizimin me energji elektrike gjate sezonit turistik OSSH, plan masash per furnizimin me energji elektrike gjate sezonit turistik](images/news/masa sezoni veror furnizim energji.jpg)