Secondary Adv

23.4 mije shqiptare te kthyer nga vendet e Bashkimit Europian ne 2022

Gjatë vitit 2022, shtetasit shqiptarë, që u urdhëruan të ktheheshin nga vendet e BE ishin 24,395, shifër 8.05% më e lartë se ajo e vitit 2021.

 

Vendet me më shumë shtetas shqiptarë të kthyer ishin Franca (7,105 urdhra kthimi), Greqia (6,540), Italia (3,370), Gjermania (2,700) dhe Belgjika (1,430).

 

Kthimet totale

Në tremujorin e katërt të vitit 2022 (TM4 2022), 123 865 shtetas nga vendet jo-anëtare të BE, u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE (+11% krahasuar me TM3 2022), dhe 28 155 shtetas nga vendet jo-anëtare të BE, u kthyen në një vend tjetër, duke përfshirë vende të tjera të BE, (+9% krahasuar me TM3 2022).

 

Krahasuar me të njëjtin tremujor të 2021, numri i shtetasve jashtë BE, të urdhëruar të largohen, u rrit me 37% dhe numri i personave të kthyer u rrit me 22%. Ky informacion vjen nga të dhënat për emigrimin e parregullt dhe kthimet, publikuar nga Eurostat.

 

Ky artikull paraqet një sërë gjetjesh nga artikulli më i detajuar i Shpjegimit të Statistikave mbi kthimet e emigrantëve të parregullt – statistika tremujore (Statistics Explained article on returns of irregular migrants – quarterly statistics).

 

Shqiptarët, të tretët për numrin e lartë të të kthyerve në tremujorin e katërt

Mes anëtarëve të BE, Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve jashtë BE, të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj në TM4 2022: 36 835 persona, që përfaqësojnë pothuajse një të tretën e totalit (30%).

 

Franca u pasua nga Kroacia (19 795; 16%), Austria (8 985; 7%), Greqia (8 510; 7%), Gjermania (7 450; 6%) dhe Italia (7 000; 6%).

 

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, Bullgaria ishte anëtarja e BE, që regjistroi rritjen më të lartë relative në numrin e personave të urdhëruar për t’u larguar (+537%), duke u rritur nga 510 në TM3 2022 në 3 235.

 

Shifrat e Irlandës gjithashtu, pothuajse u trefishuan për të njëjtën periudhë, nga 145 në 415 (+191%).

 

Për sa i përket shtetësisë së personave të urdhëruar të largohen, afganët (13 240; 11% e totalit të njerëzve të urdhëruar të largohen) kryesuan listën, të ndjekur nga marokenët (9 470; 8%) dhe algjerianët (8 510; 7%).

 

13% e kthimeve totale në BE të raportuara nga Franca

Në rastin e shtetasve jashtë-BE të kthyer në një vend tjetër, pas një urdhri për t’u larguar,

 

Franca raportoi gjithashtu numrin më të madh të shtetasve jashtë-BE të kthyer në TM4 2022 (3 790; 13% e totalit të kthimeve), e ndjekur nga Gjermania ( 3 545; 13%), Suedia (2 625; 9%) dhe Çekia (2 605; 9%).

 

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, Çekia regjistroi rritjen më të lartë në terma relative (+262%), nga 720 kthime në 2 605./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/23-4-mije-shqiptare-jane-urdheruar-te-lene-bashkimin-europoan-ne-2022-sipas-eurostat/


Më të lexuarat