Secondary Adv

Miratohet rritja e pagave, perfitojne edhe deputetet e ministrat

Komisioni i Ekonomisë miratoi sot rritjen e pagave për punonjësit e administratës publike.

 

Pjesë e rritjes së pagave përfshihen edhe deputetët dhe ministrat pasi ligjvënësit votuan pro edhe për propozimin e opozitës. Gazetarja Erblina Mile tha se nga ky ligj përfitojnë rritje pagash mbi 130 mijë punonjës.

 

“Ky projektligj është baza për rritjen e pagave në administratë. Janë mbi 130 mijë punonjës në administratë që do të përfitojnë rritje pagash. Efekti i rritjes së pagave pritet të nisë që nga 1 Prilli ndërkohë që presidenti ka kaluar ligjin e pagave me procedurë të përshpejtuar që të hyjë në fuqi sa më parë.

 

Në Komision ka pasur debate pasi është kërkuar që deputetët të përfitojnë rritje pagash duke marrë parasysh rritjen e çmimeve dhe inflacionit”, raportoi gazetarja Erblina Mile. Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2023 dhe botohet në Fletoren Zyrtare./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat