Secondary Adv

Hapen aplikimet per kthimin dhe kompensimin e pronave, miratohen 2 vendime

Qeveria shqiptare rihap aplikimin për kthimin dhe kompensimin e pronave, për rreth 7000 dosje që mbetën jashtë procesit në përfundim të afateve të vitit 2015.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisië, Ulsi Manja njoftoi miratimin e vendimit, duke iu bërë thirrje qytetarëve të ridepozitojnë dosjet. Paralelisht, Manja tha se është miratuar edhe një tjetër vendim që i hap rrugë kthimit apo kompensimit të atyre dosjeve, që kanë mbetur të patrajtuara.

 

Sipas Manjës, miratimi i dy vendimeve i jep fund çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave./Burimi: SCAN


Më të lexuarat