![Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve](images/news/tia masat per fluks vere.jpg)
Euro bie serish, i afrohet vleres minimale historike
Euro po humbet pikë me ritme të qëndrueshme në kursin e këmbimit me lekun.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të mërkurën me 110.78 lekë, në rënie me pothuajse një pikë që nga fundi i javës së kaluar dhe pothuajse tre pikë nga niveli maksimal prej 113.43 lekësh që preku pas zgjedhjeve lokale, më datë 17 maj.
Pas një rritjeje të shpejtë, por afatshkurtër, në ditët pas zgjedhjeve, euro tashmë po i drejtohet përsëri niveleve minimale historike. Euro preku vlerën më të ulët të të gjitha kohërave në kursin e këmbimit më datë 11 maj, kur u këmbye me 110.63 lekë.
Agjentët e tregut e shpjeguan pjesërisht rënien e fortë në pjesën e parë të muajit maj me flukset valutore të lidhura ndoshta me zhvillimin e zgjedhjeve vendore.
Megjithatë, edhe pas zgjedhjeve kursi po orientohet në të njëjtat vlera, çka, sipas ekspertëve, dëshmon se oferta valutore në vend ngelet e lartë.
Një rritje e prurjeve të valutës në këtë periudhë mund të jetë e pritshme për shkak të afrimit të sezonit turistik dhe një ndikim në rritje të turizmit, sidomos atij të fundjavave.
Megjithatë, prurjet e larta të valutës dhe leku në pozita të forta tashmë nuk janë më një tendencë e re në tregun valutor. Sipas agjentëve të këmbimit, prej vitit të kaluar tregu karakterizohet nga prurje të bollshme valutore dhe një kërkesë e vakët për monedhën europiane.
Banka e Shqipërisë argumenton se forcimi i lekut ndaj euros mbështetet në përmirësimin, në terma realë, në bilancin e pagesave gjatë viteve të fundit.
Rritja e të ardhurave nga turizmi, shërbimet dhe remitancat ka ngushtuar deficitin e llogarisë korrente, ndërsa vlerat e larta të investimeve të huaja direkte e kanë kompensuar dhe tejkaluar këtë deficit.
Një situatë e tillë ka sjellë forcimin e vazhdueshëm të lekut në kursin e këmbimit ndaj euros, forcim që duke filluar nga viti i kaluar mund të jetë nxitur edhe nga një natyrë më shtrënguese e politikës monetare dhe fiskale në vend.
Sot leku rezulton i mbiçmuar ndaj euros me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pozitat e forta të lekut në kursin e këmbimit kanë pak gjasa të ndryshojnë në një horizont afatshkurtër.
Përkundrazi, nëse u besojmë të dhënave historike, gjasat janë ky forcim të vazhdojë më shumë gjatë muajve të verës, kur prurjet nga turizmi arrijnë pikun.
Bazuar në statistikat historike, euro e arrin vlerën më të ulët të sezonit veror mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht. Bazuar në këtë tendencë, është shumë e mundshme që rënia e euros ndaj lekut këtë verë të shënojë rekorde të reja historike.
Kjo situatë do të jetë e favorshme për të gjithë ata agjentë ekonomikë që kanë të ardhura në lekë dhe shpenzime në euro, si importuesit e mallrave dhe shërbimeve, apo huamarrësit në monedhën europiane.
Nga ana tjetër, leku i fortë pritet në vendosë më tej në sprovë sektorët eksportues të mirave dhe shërbimeve, ashtu si edhe përfituesit e flukseve valutore hyrëse, kryesisht familjet e emigrantëve, që marrin remitanca.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/euro-i-afrohet-serish-vlera-minimale-historike/
Më të lexuarat
![Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve](images/news/tia masat per fluks vere.jpg)
![Te huajt vershojne drejt Shqiperise, rriten me 74.5 per qind netqendrimet ne hotele Te huajt vershojne drejt Shqiperise, rriten me 74.5 per qind netqendrimet ne hotele](images/news/turiste netqendrime rritjaa.jpg)
![Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023 Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023](images/news/te ardurat per fryme konsum 2024.jpg)
![Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves](images/news/borrell per msat ndaj ks.jpg)
![Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023 Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023](images/news/rekord nga taksat bashkite me 2023.jpeg)
![OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza](images/news/ligjet e luftes shkelje okb.jpg)
![Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese](images/news/vala e te nxehtit ne amerike pritet.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/artikulll revista elle.jpeg)
![Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19 Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19](images/news/padia per fizer nga us.jpg)
![Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore](images/news/rritja turistwvee importee.jpg)