Secondary Adv

Ndryshon piramida e pagave, reforma vijon edhe dy vitet e ardhshme

Qeveria ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e një piramide të re niveleve të pagave për administratën shtetërore dhe institucionet kushtetuese dhe të pavarura.

 

Me përcaktimin e pagës së Presidentit, si paga më e lartë në Republikën e Shqipërisë, janë të lidhura gjithashtu edhe disa funksione të tjera kushtetuese dhe të pavarura të krijuara me ligje specifike, duke krijuar kështu një hierarki mes këtyre funksioneve, por njëkohësisht duke u shkëputur ndjeshëm nga funksione të tjera të administratës publike.

 

Parlamenti ka miratuar projektligjin për rritjen e pagave cili shtrin efektet nga data 1 Prill 2023, ku ndryshe nga sa ish menduar, përfitues do të jenë edhe ministrat dhe deputetët.

 

Kështu paga më e lartë do të jetë ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë nga 257 mijë lekë. Nga ndryshimi në hierarkinë e pagave përfitojnë 250 funksionarë politikë dhe funksionarë të tjerë, të cilët pagën e kanë të lidhur me pagën e Presidentit.

 

Paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon rreth 395 mijë lekë në muaj. Ministrat, do të kenë një pagë mujore paga që rezulton në rreth 318 mijë lekë bruto. Paga e re për deputetët e cila deri më tani ka qenë 156 770, rritet në 310 mijë lekë në muaj.

 

Nga rritja e pagave ka përfituar gjithë administrata publike, mjekët, infermierët, arsimtarët, punonjës të policisë për të cilët rritja ishte në nivelin 7%.

 

Deri më tani duket se nga kjo reformë përfituan funksionarët më të lartë të shtetit, për të cilët rritja ishte mbi 50 për qind. Qeveria parashikon që në dy vitet në vijim paga mesatare në administratën publike të arrijë në 900 euro./Burimi: SCAN


Më të lexuarat