Secondary Adv

Koalicioni Bashke Fitojme kerkon rinumerim te votave ne Lezhe

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ankimoi në KAS rezultatin e 14 majit për këshillin Bashkiak në Lezhë, duke kërkuar rinumërim të votave.

 

Koalicioni Meta-Berisha thotë në arsyetimet drejtuar KAS se në Lezhë u blenë vota me para të krimit të organizuar. 

 

Koalicioni Meta-Berisha pretendon se procesi i numërimit të votave për këshillin në 2 qendrat e KZAZ 12 dhe 13 ka qenë i parregullt pasi komisionerët janë larguar shpesh nga tavolina – pretendon koalicioni – dhe numërimin e kanë vijuar njerëz pa mandate.

 

Kjo ka ndikuar në rezultatin e miratuar nga KQZ, thuhet në kërkesën drejtuar KAS. Në ankimimin e firmosur nga Endrit Braimllari thuhet se kandidatit për këshillin e Lezhës, Lirim Torba të FRD-së i janë shtuar në procesverbal 100 vota nga nipat e tij që ishin në tavolinat e numërimit.

 

Vota të cilat janë bërë shkak që Koalicioni “BF” të humbasë mandatin e 7 në këshill bashkiak, të cilin e merrte për vetëm 21 vota./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat