Secondary Adv

Euro serish sot ne renie, vijon ne nivelet e minimumit historik

Euro po humbet sërish pikë me ritme të qëndrueshme në kursin e këmbimit me Lekun.

 

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 110.62 lekë, në rënie me pothuajse 3 pikësh nga niveli maksimal prej 113.43 lekësh që arriti më datë 17 maj.

 

Pas një rritjeje të shpejtë, por afatshkurtër, në ditët pas zgjedhjeve, euro tashmë po i drejtohet përsëri niveleve minimale historike, ndonese diten e sotme ka shfaqur nje tendece te lehte rritje.

 

Euro preku vlerën më të ulët të të gjitha kohërave në kursin e këmbimit më datë 11 maj, kur u këmbye me 110.63 lekë. Agjentët e tregut e shpjeguan pjesërisht rënien e fortë në pjesën e parë të muajit maj me flukset valutore të lidhura ndoshta me zhvillimin e zgjedhjeve vendore./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat