![Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve](images/news/tia masat per fluks vere.jpg)
Rritja e cmimit te energjise, Konfindustria: Pasoja te renda per qytetaret dhe bizneset
Dy ditë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në verë do të hapet diskutimit për rishikimin e fashës së energjisë elektrike, vjen një reagim nga Konfindustria.
Kjo e fundit kundërshton çdo nismë qeveritare për rritjen e energjisë elektrike për bizneset dhe qytetarët.
Administratori i Konfundistria, Gjergj Buxhuku u shpreh se duhet një analizë e detajuar e menaxhimit të sistemit energjetik.
Mes te tjerash Konfindustria thekson se dëmi financiar nga vjedhjet dhe dëmet në rrjet arrin në 100 mln euro në vit.
Buxhuku shton se çmimi i energjisë elektrike në vendin tonë është ndër më të lartët në rajon.
“Konfindustria kundërshton çdo nismë qeveritare për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjetik.
Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore energjetike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e çmimit të energjisë.
Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keq menaxhimi i sistemit energjetik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik,
arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.
Në vlerën e mësipërme nuk përfshihen dëmet nga keqmenaxhimi i rezervave ujore të mëdha të vendit, humbjet financiare nga transaksionet e shitje-blerjes së energjisë, kostot e tejfryra të kompanive publike të energjisë, etj.
Cmimet e shitje-blerjes së energjisë elektrike vlerësohen në humbje për kompanitë publike me mbi 20% të sasisë së energjisë dhe vlerë prej qindra milionë euro/vit.
Sa më sipër kryhet në kushtet e subjektivizmit të qartë, duke shmangur ende në vazhdimësi dhe pa asnjë shpjegim dhe përgjegjësi Bursën e Energjisë ALPEX.
Gjithashtu, çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare janë ulur ndjeshëm gjatë viteve 2022-23 si dhe kushtet e motit kanë qenë shumë të përshtatshme për prodhimin vendor të energjisë, që bëjnë të paarsyeshme rritjen e çmimit.
Konfindustria vlerëson, se bizneset dhe qytetarët shqiptarë kanë çmimet më ta larta në rajon të energjisë elektrike.
Cdo rritje e mëtejshme e paarsyetuar e çmimit të energjisë elektrike do të ishte me pasoja të rënda për qytetarët, industritë, bizneset dhe fuqinë konkurruese të ekonomisë kombëtare”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm.
DEKLARATA E RAMËS:
Po ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike për të gjitha familjet dhe biznesin e vogël dhe pjesën dërrmuese të biznesit, të jetë dora e qeverisë.
Ajo që paguajnë familjet, nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës./Burimi: Ballkan Web
Më të lexuarat
![Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve](images/news/tia masat per fluks vere.jpg)
![Te huajt vershojne drejt Shqiperise, rriten me 74.5 per qind netqendrimet ne hotele Te huajt vershojne drejt Shqiperise, rriten me 74.5 per qind netqendrimet ne hotele](images/news/turiste netqendrime rritjaa.jpg)
![Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023 Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023](images/news/te ardurat per fryme konsum 2024.jpg)
![Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves](images/news/borrell per msat ndaj ks.jpg)
![Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023 Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023](images/news/rekord nga taksat bashkite me 2023.jpeg)
![OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza](images/news/ligjet e luftes shkelje okb.jpg)
![Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese](images/news/vala e te nxehtit ne amerike pritet.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/artikulll revista elle.jpeg)
![Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19 Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19](images/news/padia per fizer nga us.jpg)
![Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore](images/news/rritja turistwvee importee.jpg)