![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
Kredia konsumatore bie ne stanjacion ne 4 mujorin e pare
Kredia konsumatore paraqitet në stanjacion në muajt e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për katër muajt e parë të vitit 2023, kredia e re për konsum e dhënë nga sektori bankar, duke përfshirë edhe overdraftet kishte vlerën e 10.6 miliardë lekëve, shifër kjo pothuajse e njëjtë me një vit më parë.
Shifrat tregojnë se në segmentin e kredisë konsumatore efektet e inflacionit dhe normave të interesit tashmë po shfaqen qartë. Vitin e kaluar, kredia e re konsumatore e dhënë nga sektori bankar shënoi norma rritje mjaft të larta, me 21% më shumë krahasuar me vitin 2021.
Por, fillimi i këtij viti ka sjellë një frenim të dukshëm dhe rritja e flukseve të reja të kredisë konsumatore është shumë afër zeros.
Vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore në fund të muajit prill kishte vlerën e 70.4 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 6.9%, nga 7.5% që kishte qenë rritja vjetore në fund të 2022.
Për shkak të afateve më të shkurtra të maturimit, rënia e kredisë së re konsumatore reflektohet shpejt në ngadalësimin e rritjes së portofolit të matur si tepricë.
Ndërkohë, në segmentin kryesor të kredisë për individë, atë që financon blerjen e banesave, rritja po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti, ndonëse me ritme më të ngadalësuara krahasuar me vitin e kaluar.
Shifrat tregojnë se për katër muajt e parë të vitit, sektori bankar disbursoi gjithsej 15.4 miliardë lekë kredi të reja për blerje banesash, në rritje me 7.2% krahasuar me një vit më parë.
Për këtë produkt, rritja reale e volumeve është më e lartë, duke pasur parasysh peshën e lartë që ka kredia në valutë të huaj dhe kryesisht në euro.
Në pjesën e parë të këtij viti, kursi i këmbimit të euros me lekun ka vijuar rënien, duke ndikuar negativisht edhe vlerën statisikore të portofolit në monedhën europiane.
Ndërkohë, për kredinë konsumatore, efekti i kursit të këmbimit është shumë i vogël, duke pasur parasysh se ky produkt dominohet pothuajse tërësisht nga kredia në monedhën vendase.
Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se kredia konsumatore zakonisht ka një natyrë prociklike, duke qenë se është një kredi që mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij.
Për këtë arsye, ecuria e kredisë konsumatore mund të jetë një indikator për tendencat e konsumit privat në ekonomi. Një stanjacion i kredisë për konsum ka të ngjarë të ndikojë në ritme të ulëta të rritjes së konsumit privat në ekonominë shqiptare.
Pritet që ekonomia këtë vit të shënojë ritme rritjeje ndjeshëm më të ngadalta krahasuar me vitin 2022. Rritja e normave të interesit dhe ngadalësimi i kreditimit nga sektori bankar është një ndër faktorë kryesorë ku bazohet kjo pritshmëri.
Inflacioni i lartë gjatë vitit të kaluar e gërryer fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, duke rritur paralelisht pasigurinë dhe duke ulur kërkesën për kredi konsumatore.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/4-mujori-kredia-konsumatore-bie-ne-stanjacion/
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)