Secondary Adv

Rama kritikon Sunak: Shpiku dramen e emigranteve shqiptare per perfitime politike

Kryeministri Edi Rama kritikon homologun e tij britanik, Rishi Sunak për taktikat me shije të keqe të këtij të fundit lidhur me goditjen ndaj emigrantëve shqiptarë.

 

Edi Rama akuzoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se “ka shpikur dramën” mbi emigrantët shqiptarë, kur tani ata përbëjnë vetëm dy për qind të mbërritjeve të 

 

Komentet e tij vijnë pasi kryeministri Sunak tha në  fjalimin e tij se plani për të ndaluar anijet që kalojnë La Manshin ka nisur të funksionojë. Sunak deklaroi sot se kalimet me varkë të vogël janë reduktuar me 20%. 

 

”Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerueshme dhe të lë shije të keqe të shpikësh një dramë për përfitime politike”.Më pak se dy për qind e totalit të mbërritjeve në Britaninë e Madhe ishin nga Shqipëria.

 

Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është gjest i ulët,” thotë Rama. Kryeministri shqiptar nuk ka ngurruar të kritikojë ministrat britanikë kur flasin kundër shqiptarëve, duke akuzuar më parë Suella Braverman, sekretaren e Brendshme, për komente “të turpshme” për veçimin e shqiptarëve.

 

Ai sugjeroi që komentet e saj vitin e kaluar për “kriminelët shqiptarë” që kalojnë La Manshin me varka të vogla, mund të konsiderohet krim. Mijëra shqiptarë janë duke u gjurmuar dhe vënë në shënjestër nga oficerët e Home Office për dëbimet.

 

Një ekip prej 400 personash është ngritur për të gjurmuar shpejt një numër të madh prej 17 000 kërkesash për azil nga shqiptarët, shumica e të cilave pritet të rezultojnë në dëbimin e tyre.

 

Ministrat besojnë se qasja e re aktive dhe marrëveshjet e reja të dëbimit me Shqipërinë kanë treguar efikasitet te migrantët e mundshëm nga shteti ballkanik.

 

”Arsyeja që ne po kthejmë shqiptarët është që në radhë të parë të pengojmë njerëzit  e tjerë të vijnë dhe po ia dalim”, thotë ministri i Migracionit, Robert Jenrick, shkruan The Telegraph./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat