17 bashki ne veshtiresi financiare, qeveria kufizon perdorimin e fondeve
17 bashki janë në vështirësi financiare për shkak të borxheve që kanë ndaj bankave apo subjekteve të tjera.
Për të zgjidhur ngërçin, qeveria ka vendosur të kufizojë përdorimin e buxhetit të tyre, duke kaluan një pjesë për shlyerjen e huave. Alarmit për rritjen e borxhit që kanë bashkitë, qeveria i është përgjigjur me rishikimin për skemën e shlyerjes.
Në komisionet parlamentar është paraqitur projektligji për menaxhimin e fondeve ku edhe u paraqit situata e huave. Dhurata Çupi, deputet e PD-së: “Sepse, tashmë në dijeninë time kanë mbetur 8 miliardë, pra 8 miliardë lekë dhe vazhdojnë bashkitë në borxhe”.
Madje 7 prej bashkive janë në situatën më të vështirë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave: “Detyrimet e prapambetura sot janë 5.2 miliard, 10 bashki janë me probleme financiare dhe 7 bashki më të thelluara në vështirësitë financiare”.
Do të jenë fondet e papërdorura që do të shërbejnë për uljen e borxhit, dhe kjo me detyrim. Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave: “Përdorimin e fondeve të trashëguara dhe të paangazhuara nga viti i kaluar.
Propozohet se jo më pak se 30 për qind e tyre të përdoren për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe pagimin e nënhuave të pa paguara në kohë”.
Më herët mazhoranca kërkoi që për ato bashki, të cilat nuk do të kenë performancën e duhur financiare, do të merren në administrim prej qeverisë. Projekt ky që ende nuk është zbatuar ende./Burimi: Oranews.al