Secondary Adv

BE pritshmeri pozitive per inflacionin ne 12 muajt e ardhshem

Sondazhi i ri i Bankes Qendore Evropiane, citon pritshmeri më të ulëta te konsumatoreve per inflacionin ne 12 muajt e ardhshem.

 

Sipas te dhenave, rritja e cmimeve do te filloje te ngadalesohet kete vit, kjo pasi edhe shifrat e majit ranë ne 7 për qind në prill dhe arritën në nivelin më të ulët që nga shkurti 2022.

 

Pritjet mesatare për inflacionin gjatë 12 muajve të ardhshëm ranë në 4.1% në prill nga 5.0% në mars, ndërsa për tre vitet e ardhshme, ato ranë në 2.5% nga 2.9%.

 

Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit në Eurozonë nuk ka shënuar asnjë ndryshim në muajin maj, duke rezultuar që inflacioni mujor të mbetet në nivelin zero për qind. Kostoja e energjisë në zonën e monedhës së përbashkët vlerësohet të ketë rënë me 2.2 për qind në bazë mujore.

 

Inflacioni ka rene nga shifrat dyshifrore, megjithate sipas Bankes Qendore, do jete viti 2025, periudha qe cmimet do te kthehen ne normalitet dhe do te arihet objektivi prej 2 perqind i kesaj norme, nxitur kjo dhe nga rritja e shpejte e pagave ne Eurozone Brenda nje periudhe te shkurter./abcnews.al


Më të lexuarat