Secondary Adv

Qeveria ligj te ri per objektet e konfiskuara, ngrihet Komisioni i posacem

Vakumet e shumta ligjore të krijuara nga vendimi për t’u konfiskuar ndërtuesve shtesat apo objektet pa leje, po adresohen përmes një Ligji të ri.

 

Sipas vetë Qeverisë, Ligji ka dy qëllime kryesore: së pari zbutjen e pasojave sociale e urbane të shkatuara nga këto ndërtime, dhe së dyti mirëadministrimin e tyre, në mënyrë që të mund të përdoren për interes publik apo strehim social.

 

Fjalën e fundit mbi fatin e këtyre shtesave apo objektesh në shkelje të lejes do ta thotë Komisioni i Objekteve të Konfiskuara, i cili do të ngrihet pikërisht për këtë qëllim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe do të përbëhet nga 9 anëtarë.

 

Ky komision do jetë përgjegjës për vlerësimin dhe miratimin e programeve të zhvillimit, të cilat synojnë zbutjen e pasojave të krijuara nga konfiskimi për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje.

 

Ai do ketë kompetencë miratimin e pjesës takuese të pronarit të truallit, si dhe të pagesat që i janë bërë ndërtuesit nga blerësit deri në momentin e konfiskimit.

 

Komisioni ka gjithashtu kompetencën të vendosë për mënyrën e administrimit të objekteve apo shtesave, si dhe të përcaktojë institucionet që do u kalohen ato në formë të përkohëshme, apo njësive zbatuese përgjegjëse për zbatimin e masave në përmbajtje të planit të zhvillimit të këtyre objekteve.

 

Paralelisht, ligji parashikon edhe krijimin e Fondit të veçantë të objekteve të konfiskuara.

 

“Fondi i veçantë i objekteve të konfiskuara” krijohet në formën e një fondi financiar publik, që mbështet politikën kombëtare të zhvillimit të kontrolluar të territorit, të mbështetjes së shpronësimeve/kompensimeve finaciare,

 

me qëllim realizimin e veprave publike si dhe zbutjen e pasojave të shkaktuara nga ndërtimet pa leje, të konfiskuara për qëlllime të strehimit social apo interes tjetër publik, sqaron Këshilli i Ministrave në relacionisn shoqërues të projektligjit./Burimi:SCAN


Më të lexuarat