Secondary Adv

Miratohet ngritja e Agjencise Startup Albania, ja si do te funksionoje

Pas miratimit të ligjit për Start Up-et, Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe vendimin për ngritjen e Agjencisë “Startup Albania”.

 

Në një dalje për mediat ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali sqaroi se si do të funksionojë kjo formë e re organizimi. “Miratuam sot në këshillin e Ministrave ngritjen e Agjencisë “Startup Albania”.

 

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për ekosistemin e startup-eve, por edhe për çdo të ri deh të re që dëshiron ti futet fushës së sipërmarrjes, që ka një ide inovatore, që dëshiron me atë ide, me atë produkt apo shërbim apo me kompaninë e themeluar të shkojë përtej kufijve, gjithmonë duke përdorur teknologjinë e informacionit.

 

Ky lajm vjen në vazhdën e disa ndryshimeve që qeveria shqiptare ka ndërmarrë. I pari me ndryshimin e ligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve ku futëm konceptin e nomadëve dixhitalë, që praktikisht nga në bazë dy ndryshime.

 

Fillimisht lehtësinë e hyrjes të këtij targetgrupi në Shqipëri dhe e dyta përjashtimin nga taksat për qëndrimin e tyre deri në një vit në vend. Efektet e këtij ndryshimi jemi duke i parë dita ditës me shumëfishimin e hyrjeve, qëndrimin dhe ndërlidhjen e tyre me ekosistemin në Shqipëri.

 

Ndryshimi i dytë, ky edhe më madhor, ishte vendimi i qeverisë në ndryshime si në akte ligjore dhe nënligjore për parqet teknologjike dhe shkencore.

 

Tashmë aktet ligjore dhe nënligjore janë gati, e shoqëruar kjo edhe me një vendim, i cili u mor në seancën e fundit parlamentare, për përjashtimin e vlerës së plotë të pagesës për punonjësit e IT-së.

 

E thënë ndryshe një punonjës IT me pagë konkurruese mund të paguajë vetëm kontributet shoqërore deh shëndetësore për pagën minimale nëse punëmarrësi është dakord. Kjo do ti hapë një perspektivë të re kompanive të huaja.

 

Kjo formë e re organizimi do të sjellë dy ndryshime:

Fillimisht mbështetja, vlerësimi si dhe dhënia e gjithë suportit financiar nga qeveria do të kalojë të agjencia “Startup Albania”.

 

Gjithashtu edhe monitorimi i fondeve, si nga qeveria dhe nga donatorët që presim ti bashkohen kësaj iniciative dhe përpjekje. E dyta dhe më e rëndësishmja është asistenca që do ti jepet starup-ve në kohë reale.

 

Përveç one stop shop-in, por edhe për informacion që lidhet me institucionet e tjera, për pyetje apo paqartësi që starup-et kanë në lidhje me pronësinë industriale, për praktikat apo lehtësitë tatimore e doganore. Vjeshta na gjen operativ plotësisht edhe me thirrjen e radhës”.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/miratohet-ngritja-e-agjencise-startup-albania-si-do-te-funksionoje/


Më të lexuarat