Secondary Adv

Korridori i Kalter Adriatiko-Jonian, gati projekti i perbashket


Autostrada Adriatiko-Jonian nis nga qyteti Italian i Triestes dhe përfundon në atë grek të Kalamatas dhe do të jetë e gjatë 1,500 km. Përgjatë kësaj autostrade është parashikuar që të ndërtohen 42 tunele dhe 92 ura, duke e kthyer atë ndër projektet më të kushtueshme, ndonëse nuk bëhet e ditur vlera totale. Pikërisht projekti i kësaj autostrade me përfitime të shumëfishta do të jetë në qendër të takimit të Konferencës së Ballkanit dhe një ndër projektet që pritet të financohet nga qeveria gjermane.

 

 

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç organizoi një takim me homologët e tij nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina dhe Mali i Zi. Pjesë e diskutimeve ka qenë zhvillimi i projekteve rajonale dhe ndërtimi i autostradës Adriatiko-Joniane, që do të lidhë të gjithë rajonin e Ballkanit me Bashkimin Europian.

 

Projekti Korridorit te Kaltër
Autostrada është konceptuar nga ekspertët si lidhja më e shkurtër mes Europës Perëndimore dhe asaj Jugore, duke përshkuar shtetet e Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë.
Autostrada Adriatiko-Jonian, që nis nga qyteti Italian i Triestes dhe përfundon në atë grek të Kalamatas do të jetë e gjatë 1,500 km, 350 prej të cilave do të jenë në territorin shqiptar, 450 km në territorin grek, 95 km në Malin e Zi, 80 km në Bosnje, 530 km në Kroaci dhe 55 km në Slloveni.
Përgjatë kësaj autostrade është parashikuar që të ndërtohen 42 tunele dhe 92 ura, duke e kthyer atë ndër projektet më të kushtueshme, ndonëse nuk bëhet e ditur vlera totale, por edhe me akses të drejtpërdrejtë në tregjet europiane, duke ndikuar kështu në forcimin ekonomik të të gjithë rajonit.

 

Takimi në qytezën bregdetare Cavtat, pranë Dubrovnikut në Kroaci, u mbajt në prag të Konferencës së Ballkanit Perëndimor që zhvillohet ditën e Enjte në Berlin, ku kryeministrat e këtyre vendeve do të priten nga kancelarja Merkel. Pikërisht projekti i kësaj autostrade me përfitime të shumëfishta do të jetë në qendër të këtij takimi dhe një ndër projektet që pritet të financohet nga qeveria gjermane.
Plani për përshpejtimin e ndërtimit të autostradës Adriatriko-Joniane, ka rritur çmimet e autostradave në Kroaci, ku qeveria planifikon t’i japë me koncesion, në mënyrë që të përfitojë rreth 3 miliardë euro nga ato.


Më të lexuarat