Secondary Adv

Zbardhet propozimi i BE, drafti u refuzua nga Kurti, u pranua nga Vucic

Dokumenti i propozuar nga BE, kërkon që pika e parë që duhet zbatuar është Asosiacioni i komunave me shumicë serbe, apo vetëmenaxhimi për serbët e Kosovës.

 

Sekuencimi apo renditja e pikave që duhet të zbatohen të parat ishte ajo për të cilën, Kurti, edhe pse e pranoi dhe konfirmoi marrëveshjen  e Ohrit, refuzoi dokumentin e propozuar.

 

Por tani Kurti ka ndryshuar mendje, duke thënë se duhet njohja nga Serbia dhe më pas vetëmenaxhimi i serbëve apo Asosiacioni.

 

Krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët, njohja e dokumenteve të ndërsjella dhe simboleve kombëtare, shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre në instrumentin e vetëmenaxhimit si dhe nisja e negociatave për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, ishin vetem disa nga pikat e propozimit të BE.

 

Në këtë propozim theksohej edhe fakti se Serbia dhe Kosova nuk do të ndërhynin në çëshjtet e brendshme të njëra –tjetrës si dhe se Beogradi nuk do të kundërshtonte anëtaresimin e Kosovës në cfarë do organizate ndërkombëtare.

 

Propozimi i Brukselit përfshinte edhe Formalizmin e Statutit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë si dhe mbrojtjen e vendeve fetare dhe trashëgimnisë kulturore serbe në Kosovë.

 

Në dokument parashihet edhe krijimi i grupeve të ndara të punës të drejtuara nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes, që nënkupton bashkëpunim në fushën e ekonomisë, shkencës teknologjise sportit etj.

 

Ky propozim i Brukselit përfshinte edhe organizim të një konference të donatorëve, për projekte të përbashka mes palëve./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat