Secondary Adv

Prodhuesit rriten pagat ne 3-mujorin e dyte, tre sektoret qe kryesojne

Rritja e pagave është një nga elementët që ka bashkuar të gjithë prodhuesit e të mirave në vend në tremujorin e dytë të vendit.

 

Nga industria, tek energjia elektrike, furnizim me ujë apo trajtimi i mbetjeve dhe ndërtimi, të gjithë kanë rishikuar pagat në rritje.

 

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në krye ndodhet furnizimi me ujë apo trajtimi i mbetjeve me 19.1 për qind ndjekur nga ndërtimi me 17.8 për qind dhe më pas Energji elektrike, Gaz, Avull me 16.4 për qind dhe industria me 13.2 për qind.

 

Një tendencë e tillë e rritjes së pagave është bërë më evidente dy viteve të fundit teksa mungesa e fuqisë punëtore si rrjedhojë e emigracionit është thelluar.

 

Ndërkohë secili nga grupet e prodhuesve ka pasur ecuri të ndryshme sa i takon aspekteve të tjera të lidhura me prodhimin, punësimet e reja apo volumet e shitjeve.

 

Industria

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e dytë 2023, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi ulje 9,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

Indeksi i prodhimit në volum shënoi ulje 13,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi ulje 1,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Energji elektrike, Gaz, Avull:

Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e dytë 2023, paraqiten si më poshtë: Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 17,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve:

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e dytë 2023, paraqiten si më poshtë:

 

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi ulje 16,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i prodhimit në volum shënoi ulje 4,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 19,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Ndërtimi:

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e dytë 2023, paraqiten si më poshtë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 6,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 17,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/prodhuesit-rriten-pagat-ne-3-mujorin-e-dyte-kryeson-uji-menaxhimi-i-mbetjeve-dhe-ndertimi/


Më të lexuarat