Secondary Adv

Nis nga sot numerimi i popullsise dhe banesave, 5.7 euro kosto per banor

Ky është censi i 12-të që bëhet në vendin tonë, pas atij të ndërmarrë në 2011-ën. 

 

Dhe me gjenerimin e të dhënave, pushteti qendror dhe ai lokal do të kenë mundësinë që të ndërmarrin politika konkrete dhe më të mirëorientuara.

 

INSTAT llogarit se kosto totale e Censit është 16.8 milionë euro ku kostoja për banor është afër mesatares së vendeve europiane. Konkretisht do të shpenzohet mesatarisht 5.7 Euro për banor.

 

Mbi 50% e kostove shkojnë për stafin e angazhuar në terren. Por pavarësisht kostos, suksesi i këtij procesi lidhet ngushtësisht me ndërgjegjësim të qytetarëve për të qenë aktivë në pjesëmarrje.

 

Pas zhvillimit të censit do të ketë edhe një anketë të dytë duke përdorur modele statistikore të rekomanduara nga organizatat ndërkombëtare, pas numërimit në terren që llogarit nivelin e besueshmërisë dhe cilësisë së të dhënave.

 

Një rol të rëndësishëm në këtë proces ka edhe pushteti vendor për të dhënë mbështetjen e tij dhe lehtësimin e punës./Burimi: SCAN


Më të lexuarat