Secondary Adv

Rritet me 48 per qind numri i net-qendrimeve ne korrik

Sektori i turizmit po përjeton një vit pozitiv nga rritja e numrit të vizitorëve të huaj dhe koha më e gjatë e qëndrimit në vendin tonë.

 

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në muajin korrik, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 39,0%, në krahasim me korrik 2022.

 

Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 45,3% dhe numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 35,2%. Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 48,2%, në krahasim me korrik 2022.

 

Numri i net-qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 60,9 % dhe net-qëndrimet nga jorezidentët është rritur me 42,3%. Numri i vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 70,5%.

 

Në Zonat Bregdetare, ky tregues është rritur me 24,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 30,6%.

 

Në muajin korrik 2023, numri i vizitorëve në Rajonin i Jugut shënoi rritje vjetore me (39,7%) sipas zonave të afërsisë me bregdetin në Zonat Bregdetare (70,7%) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,2%).

 

Gjatë muajit korrik 2023, numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 48,2%, në krahasim me muajin korrik 2022. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 73,4 %.

 

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 32,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 41,0%.

 

Në muajin korrik 2023, numri më i lartë i net-qëndrimeve është realizuar në Rajonin e Jugut (39,5%) sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (81,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,5%).

 

Norma neto e shfrytëzimit Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

 

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 44,8%, kundrejt 38,6% që ishte në muajin korrik 2022.

 

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 49,5%, kundrejt 40,9% që ishte në muajin Korrik 2022./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/korrik-2023-numri-i-net-qendrimeve-rritje-vjetore-me-48-qendra-e-vendit-me-e-frekuentuara/


Më të lexuarat