Secondary Adv

Zgjedhjet ne Kukes do kushtojne 25.5 mln leke, 74 qendra votimi

Zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen të dielën në Kukës do të kushtojnë 25. 5 milionë lekë.

 

Kjo shifër u bë publike nga kreu i KQZ –së Ilirian Celibashi në një konferencë për median. Do të jenë 74 qendra votimi dhe një prej tyre do të jenë në institucionin e paraburgimit.

 

Celibashi bëri të ditur se deri tani janë 9 QV që të plotësuara me 7 anëtarë, pjesa tjetër është me 6 anëtarë. "Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor jemi në pritje të propozimeve shtesë të PD-së për komisionerët shtesë që ka të drejtë të propozojë bazuar në këtë vendim.

 

PD ka sjellë 20 propozime dhe janë miratuar 9 dhe jemi në proces shqyrtimi të 11 propozimeve të tjera”

 

KZAZ do të përbëhen

Në 37 QV 4 anëtarë i përkasin PS, 2 anëtarë PD dhe 1 PL

Në 37 QV përbërja do të jetë: 3 anëtarë PS, 3 anëtarë PD dhe 1 PL

 

Janë në total 45 828 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e Kukësit. Ata do të kenë vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë.

 

Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2 Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

 

Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas skandalit që përfshiu ish kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. Aktualisht Gjici ndodhet në burg.

 

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit do të kushtojnë 25 457 496 lekë. Në një konferencë për mediat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se s’do të marrin para nga buxheti i shtetit, por do i përballojë KQZ.

 

“Do kushtojnë 25 mln 457 mijë 496 lekë që në fakt nuk janë para të kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë që nuk ishte e nevojshme për të kërkuar buxhet shtesë pasi ka kursime nga KQZ që e mundësojnë këtë proces zgjedhor”, tha Celibashi./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat