Secondary Adv

Cmimi i naftes ne bursa bie me me shume se 1 dollare

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1 dollarë të mërkurën përpara vendimit të Rezervës Federale të SHBA-së (FED) për normën e interesit.

 

Rënia erdhi si pasojë e pasigurisë nga ana e investitorëve se kur do të arroijnë normat maksimale dhe sa ndikim do të ketë në kërkesën për energji.

 

Investitorët po presin vendimin e FED për normën e interesit që pritet të merret të mërkurën në orën 6 të pasdites. Ky vendim do të vlerësojë perspektivën për rritjen ekonomike dhe kërkesën për karburant.

 

FED pritet të mbajë në vendnumëro normat e interesit, por fokusi do të jetë në tendencën e normave në të ardhmen, e cila është e paqartë.

 

“Rritja e naftës është ndalur për momentin, pasi çdo tregtar pret një vendim thelbësor të FED-it që mund të anojë shkallën nëse ekonomia amerikane ka një ulje të butë apo të vështirë,” tha Edward Moya, analist i tregut në firmën e të dhënave dhe analitikës OANDA.

 

Vlera standarde globale e naftës së papërpunuar Brent ra me 1,46 dollarë, ose 1,55%, në 92,88 dollarë për fuçi në orët e para të mëngjesit.

 

Kontratat për naftën e papërpunuar në Teksas SHBA ranë 1.43%, ose 1.30 dollarë, në 89.90 dollarë për fuçi. Kontrata e tetorit WTI, që mbaron të mërkurën dhe kontrata aktive e nëntorit ra 1,38 dollarë, ose 1,53%, në 89,10 dollarë për fuçi në orën 08:54 të mëngjesit.

 

Çmimet ranë pavarësisht se rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA u tkurrën javën e kaluar me rreth 5.25 milionë fuçi, sipas burimeve të tregut pranë Institutit Amerikan të Naftës . Analistët në një sondazh të Reuters prisnin një rënie prej 2.2 milionë fuçi.

 

“Duke përjashtuar çdo surprizë të pakëndshme, pasi të merren vendimet për normat e interesit vëmendja ka të ngjarë të kthehet te deficiti i perceptuar i ofertës dhe kosto 100 $/fuçi mbetet një mundësi jo shumë e largët”, tha Tamas Varga, analist i PVM. 

 

“Ne kemi rritur parashikimin tonë 12-mujor të Brent nga 93 dollarë për fuçi në 100 dollarë për fuçi pasi tani presim një ulje modeste të inventarit.

 

Arsyeja kryesore është se oferta është më e ulët nga OPEC-ut dhe kërkesa është më e lartë dhe kjo nuk arrin të kompensojë ofertën e lartë të SHBA-së” thanë analistët e Goldman Sachs.

 

Të dhënat e tjera nga Mbretëria e Bashkuar treguan një rënie të papritur të inflacionit në gusht, duke rritur pritshmëritë se Banka e Anglisë mund të ndalojë ecurinë e saj historike të rritjes së normave të interesit. 

 

Indeksi i çmimeve të konsumit ra me 0,1 % në 6,7%, më i ulëti që nga shkurti 2022./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/cmimi-i-naftes-bie-me-me-shume-se-1-dollare-perpara-vendimit-te-fed-per-normat-e-interesit/


Më të lexuarat