![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
PE: Mali i Zi ka rrezikuar integrimin ne BE per shkak te krizes politike
Përmes një raporti, deputetët e PE kanë shprehur keqardhje për ngecjen që Mali i Zi ka bërë në rrugën drejt integrimit në BE si pasojë e krizës së brendshme politike.
Eurodeputetët po ashtu shprehën shqetësim edhe për tentimet për ndërhyrje dashakeqe nga jashtë që sidomos vijnë nga Rusia, Kina dhe Serbia. Raporti për Malin e Zi u miratua në Komisionin e Politikës së Jashtme të PE-së me 51 vota në favor, tri kundër dhe tetë abstenime.
Në raport u tha se ligjvënësit evropianë mirëpresin vazhdimin e përkushtimit të Malit të Zi për integrim në BE dhe mbështetjen e lartë që ekziston për këtë gjë në opinionin publik.
“Eurodeputetët shprehen se dështimi për të ndërtuar konsensus për çështjet e interesit kombëtar dhe mungesa e dialogut ndërpartiak, e kanë vonuar progresin në reformat evropiane dhe e kanë kthyer Malin e Zi në një krizë të thellë institucionale dhe politike”, u tha në njoftimin e lëshuar nga PE-ja pas miratimit të raportit.
Eurodeputetët kanë mirëpritur përshtatjen e plotë që Mali i Zi ka bërë me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.
Raporti është përpiluar nga deputeti kroat, Tonino Picula, i cili ka thënë se ky raport, që është i fundit në këtë mandat të Parlamentit Evropian, dëshmon një ngecje të gjatë të rrugëtimit të Malit të Zi drejt BE dhe ekzistimin e një krize të thellë politike në këtë shtet.
“Deputetët presin formimin e një qeverie pro-evropiane sa më shpejt që të jetë e mundur, një Qeveri e cila qartë dhe pa dyshime mbështet politikat dhe vlerat evropiane, në përputhje me pritjet e shumicës domethënëse të qytetarëve të këtij vendi”, tha Picula, që është raportues në PE për Malin e Zi.
Mali i Zi cilësohet si lider në Ballkanin Perëndimor sa i përket procesit të anëtarësimit në BE. Ky vend ka qenë kandidat që nga viti 2010, dhe më 2012 i hapi bisedimet për anëtarësim me Brukselin.
I hapi të gjithë kapitujt e procesit të anëtarësimit, por i mbylli përkohësisht vetëm tre kapituj. Pavarësisht faktit se vlerësohet si vendi më i avancuar në bisedimet për anëtarësim, që nga viti 2012,
Mali i Zi nuk e ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare (që është brenda kornizës së bisedimeve për anëtarësim), për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në procesin e reformave, që është hap shumë i nevojshëm për të shënuar përparim në bisedimet për anëtarësim.
Ndryshe, Mali i Zi ka mbajtur të parakohshme parlamentare më 11 qershor. Lëvizja Evropa Tani fitoi më së shumti vota, përkatësisht 26 për qind.
Qeveria e re pritet të formohet nga Millojko Spajiq, do të jetë e treta që nga largimi i Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit nga pushteti, në gusht të vitit 2020.
Qeveria e parë e Zdravko Krivokapiqit, e formuar nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe, zgjati 14 muaj. Në të, Jakov Millatoviq dhe Millojko Spajiq ishin ministra.
Qeveria e dytë, në krye me Dritan Abazoviqin, u përball pas tre muajsh me votë mosbesimi dhe deri më sot ajo funksionon me mandat teknik./Burimi: REL/Balkanweb
Më të lexuarat
![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
![Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona](images/news/dosjet e pronave shpronesime hekurusha.jpg)
![Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve](images/news/akciza karburante hiqet kostoja tarifa.jpg)
![Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro](images/news/mareveshja grant be vore hani hotit.jpg)
![Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore](images/news/hidrogjen itali korridori europe mesdhe.jpg)
![Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi](images/news/klima biznesit gjermani perkeqesim.jpg)
![Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret](images/news/subvencione shqiperi nis financimi blektori bujqesi.jpg)
![Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh](images/news/autostradat gjermani ndryshim tarifa cmime.jpg)
![Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor](images/news/plani buxhetor suficit qeveria.jpg)
![Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit](images/news/akshi biznese aplikime afate procedura.jpg)