Secondary Adv

Gjermania pritet te ule taksen e energjise elektrike me 95 per qind

Gjermania po konsideron uljen e taksës së energjisë me 95% për shkak të rënies së shitjeve të pompave termike, një lëvizje e mbështetur nga politikanë liberalë dhe konservatorë.

 

Nga viti 2024, Gjermania dëshiron të ketë 500 mijë pompa të instaluara brenda një viti. Ministria gjermane e Ekonomisë takon rregullisht prodhues dhe grupe të tjera të interesit për të diskutuar mënyrat e mbështetjes së rritjes së përdorimit të pompave termike.

 

Karburanti i kësaj pompe – energjia elektrike – vazhdon të jetë shumë i shtrenjtë. “Taksa e energjisë elektrike, në veçanti, është një relikte e së kaluarës dhe sot funksionon kundër qëllimeve klimatike.

 

Ne nuk bëjmë thirrje për trajtim të veçantë, por për kushte të drejta, konkurruese në mënyrë që kalimi nga gazi dhe nafta në pompat e ngrohjes të shpërblehet shpejt përmes kostove operative më të favorshme”, thekson Martin Sabel nga Shoqata gjermane e Pompave Termike.

 

Taksa e energjisë elektrike e Gjermanisë ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2003, kur BE-ja miratoi Direktivën e saj të Tatimit të Energjisë që vendos norma minimale në mbarë bllokun evropian për produktet energjetike.

 

Shkalla më e ulët për tatimin e energjisë elektrike është 0.5 euro për MWh krahasuar me normën e sotme prej 20.5 euro për MWh – që do të thotë se ulja e parashikuar mund të arrijë me rreth 95 për qind./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat