Secondary Adv

Rriten me 30 per qind qirate ne Elbasan, qendra me e kushtueshme

Qiratë e apartamenteve janë shtrenjtuar në Elbasan.

 

Kërkesat e larta kanë sjellë rritje të çmimeve me afro 30% muajt e fundit dhe në qytet vështirë se gjen shtëpi me më pak se 20 mijë lekë në muaj.

 

“Rritja e çmimeve varion nga 20-30 për qind ose në vlera absolute, një apartament që ka qenë 150 mijë lekë deri dje ka shkuar tek 200 mijë.“, theksoi agjenti imobiliar.

 

Çmimet ngrihen më tepër para tetorit muaj kur nis viti akademik e kur kërkesat nga studentët janë më të mëdha.

 

“Shtresat më të interesuara janë çiftet e reja ndërsa pjesa tjetër janë studentët, të cilët janë të detyruar të bashkohen dy apo tre vetë në një ambient që të përballojnë pagesën e qirasë“, shtoi ai.

 

Zona më e kushtueshme është qendra e qytetit që për shkak të çmimeve të kripura preferohet vetëm nga të huajt. “Nisur nga zona vendoset dhe çmimi. Në zonën periferike, çmimi më i ulët i qirasë është 12 deri në 15 mijë lekë të reja.

 

Në qendër të qytetit ka edhe apartamente që variojnë deri në 400 euro por të mobiluara me luks. Këto preferohen nga të huajt.”, tha agjenti imobiliar.

 

Përveç Elbasanit, qiratë e apartamenteve janë rritur ndjeshëm edhe në qytete të tjera veçanërisht në kryeqytet e zonat bregdetare./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat