Kurti e pranoi, zbulohet drafti per asociacionin e komunave Serbe
Një draft statut për Asosiacionin e komunave me shumicë serbe iu vu në tryezë Prishtinës dhe Beogradit për të mbyllur një çështje që mbetet varur prej 10 vjetësh.
Drafti prej 32 faqesh, i siguruar nga ABC News, e trajton komunitetin serb në Kosovë si një bashkësi tradicionale, të cilit i takojnë të drejta specifike përveç të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.
Asociacioni sipas draftit, është një Ent Juridik i Posaçëm i së Drejtës Publike i krijuar sipas Lex Specialis. Asosiacioni do të ketë President dhe zv.president, buxhetin dhe simbolet e veta zyrtare, përfshirë stemën dhe flamurin.
“Komuniteti ndërkombëtar ka çimentuar qëndrimin e tij rreth premisës se komuniteti serb, si një komunitet amtar që jeton në Kosovë për shumë shekuj, ka të drejtën absolute të dijë se ku qëndron në lidhje me marrëdhëniet e tij me Serbinë.”
Asociacioni mund të shpërndahet vetëm me vendim të mbështetur nga dy të tretat e shumicës së të gjithë anëtarëve të saj. I frymëzuar nga Parlamenti Sami në Suedi, ky Statut propozon një model hybrid, pjesërisht një organ komunitar dhe pjesërisht një agjenci qeveritare.
Asosacioni do të ketë të drejtë të marrë ndihmë të drejtpërdrejtë nga Republika e Serbisë. Kjo ndihmë mund të jetë financiare, mallra dhe pajisje dhe eksperte profesionale.
“Pas normalizimit të plotë dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, Asociacioni është i autorizuar të menaxhojë institucionet e arsimit dhe shëndetësisë të themeluara dhe financuara nga Republika e Serbisë, sipas procedurës dhe hapave specifike të përshkruara në këtë Statut.”
Krijohen kështu “Rrjeti Serb i Arsimit” dhe “Rrjeti Serb i Kujdesit Shëndetësor” si ofrues të pavarur të arsimit dhe kujdesit shëndetësor, duke theksuar Republikën e Serbisë si themelues dhe kontribuues financiar.
Asociacioni mund të lidhë gjithashtu memorandume/marrëveshje me institucione të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare dhe do të ushtrojë mbikqyrje të plotë për të koordinuar planifikimin urban dhe rural në territorin e komunave anëtare të saj.
Ndërkohë, Komandanti i Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës që mbulon katër komunat veriore zgjidhet nga lista e kandidatëve e paraqitur nga Asociacioni.
Asociacioni mund t’i paraqesë Kryeministrit propozime legjislative që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale dhe mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb të Kosovës.
Mund t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese kundër çdo akti apo vendimi nga çdo institucion që mendohet se minon ose ndikon në të drejtat dhe autorizimet e Asociacionit. Brenda një viti pas miratimit të këtij Statuti, Komisioni i Përbashkët Monitorues duhet të shqyrtojë zbatimin e tij./Burimi: abcnews.al