Secondary Adv

Nenshkruhet kontrata, 18.2 mln leke per studimin e fizibilitetit te Auto Moto Park

18.2 mln lekë është vlera e kontratës për studimin e fizibilitetit të Auto Moto Park, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nënshkruar kontratën me kompaninë “NET-GROUP”, që do kryejë analizën e plotë të tregut, për të përcaktuar qëndrueshmërinë e projektit.

 

Po ashtu, kjo kompani do të duhet të dorëzojë analizën e detajuar financiare për përcaktimin e kostos së përgjithshme të projektit, duke përfshirë ndërtimin dhe kostot operacionale, ku përfshihen përgatitjet e kantierit, infrastruktura, ndërtimi i strukturave, stafi, mirëmbajtja dhe shërbimet.

 

Gjithashtu, studimi i fizibilitetit duhet të analizojë ndikimin e mundshëm ekonomik të Auto Moto Park në Shqipëri, duke përfshirë krijimin e vendeve të punës, rritjen e turizmit dhe rritjen ekonomike në vend, si dhe të marrë në konsideratë potencialin për bashkëpunim me bizneset dhe industrinë e zones për të maksimizuar ndikimin ekonomik.

 

Në fakt, nënshkrimi i kësaj kontrate vjen pasi tashmë është shpallur kompania fituese që do të zbatojë projektin, ndonëse praktika kërkon që fillimisht duhet të bëhet vlerësimi për qëndrueshmërinë e tij. 

 

Projekti i shpallur fitues u hartua nga kompania austriake “Test & Training International” GmbH, ndërkohë që vlera e tij arrin në rreth 2.1 mln euro, me TVSH./Burimi: SCAN


Më të lexuarat