Secondary Adv

170 mln dollare per depozitat e gazit ne Dumre, gati ne 2030

Ndërtimi i depozitave nëntokësore të gazit në Dumre pritet të bëhet në partneritet me operatorë të tjerë ndërkohë që kjo parashikohet të ketë përfunduar brenda vitit 2030.

 

Të paktën kështu synon kompania publike e gazit në vend e cila nënvizon se projekti me një kosto 170 milionë euro do të lidhet me gazsjellësin TAP.

 

“Duke identifikuar nevojën e ardhshme të brendshme dhe rajonale për kapacitete depozitimi, Shqipëria po hulumton mundësinë e ndërtimit të një impianti depozitues nëntokësor që varion midis 0.23 dhe 0.8 BCM në Dumre, rrethi Kuçovë në qarkun e Beratit, në afërsi të korridoreve të gazsjellësit TAP dhe IAP.

 

Një Studim Fizibiliteti së bashku me Studimin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social janë përfunduar në vitin 2021 me financim nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor – Infrastruktura e Projektit 9 (ËBIF-IPF9).

 

Në rast se do të ndërtohet UGS Dumrea, Albgaz mund të ndërtojë lidhjen midis vend depozitimit të gazit dhe TAP.

 

Dumrea UGS parashikohet për t’u ndërtuar nga një operator depozitimi i licencuar nga palët e treta, përveç ALBGAZ-it, prandaj nuk përfshihet në prioritet.

 

Për këtë objektiv investimi, ALBGAZ do të ndërtojë lidhjen nga depozitën nëntokësore me TAP-in, me parakusht që Dumrea UGS të jetë ndërtuar deri në vitin 2030” thuhet në dokumentin e investimeve të ALBGAZ.

 

Kompania pranon se gazsjellësi UGS Dumrea – TAP varet nga gatishmëria e një operatori tjetër (depozitimi) për të ndërtuar depozitën,

 

ndërsa shtrirja e IAP nga Kashar në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi varet ndjeshëm nga shpejtësia me të cilën Kroacia dhe qeveritë malazeze (gjithashtu edhe boshnjake) do të merrnin një vendim për të investuar në një kompani projekti për përfundimin e IAP.

 

Sipas planit veçanërisht, projekti i mundshëm i Depozitimit Nëntokësor të Gazit në Dumrea, nëse do të vendoset për ndërtimin e këtij objekti, do të kërkojë lidhjen me rrjetin e transmetimit.

 

Pritet që UGS Dumrea të lidhet me TAP pranë Kuçovës. Ky gazsjellës që do të ndërtohet do të ketë dy drejtime ndërkohë që gjatësia e parashikuar është 13 kilometra.

 

Në mars 2021, ALBGAZ nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me SNAM-in italian për zhvillimin e projektit të depozitimit nëntokësor të gazit natyror në rajonin e Dumresë, pranë TAP-it dhe itinerarit të pritshëm të IAP.

 

Ky projekt synon të ruajë midis 270 dhe 800 milionë metra kub gaz natyror bazuar në një investim të pritshëm prej 170 milionë dollarësh.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/projekti-170-mln-usd-i-depozites-ne-dumre-synohet-te-perfundoje-brenda-2030/)


Më të lexuarat