Secondary Adv

Putin nenshkruan buxhetin me te madh te Rusise, rrit shpenzimet ushtarake

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi të hënën një buxhet kombëtar për tre vitet e ardhshme, sipas të cilit shpenzimet do të rriten për 25 për qind.

 

Raportohet se një pjesë rekorde e buxhetit do të ndahet për mbrojtjen, teksa ushtria ruse po e vazhdon luftën prej agresori në Ukrainë, shkruan REL.

 

Buxheti parasheh shpenzime në vitin 2024 në vlerë 415 miliardë dollarë, me një deficit që pritet të jetë 9.5 miliardë dollarë. 

 

Pasi buxheti u miratua nga dhoma e ulët e Parlamentit, kryeparlamentari Vyacheslav Volodin tha se buxheti u përpilua veçanërisht për ta financuar ushtrinë dhe për ta zvogëluar ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare që u vendosën kundër Rusisë pasi ajo i dërgoi trupat për ta nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

 

Ulja e rekorde e shkallës së papunësisë, pagat e larta dhe shpenzimet sociale duhet ta ndihmojnë Kremlinin ta mposhtë ndikimin e brendshëm të përqendrimit të ekonomisë kah ushtria, kjo por mund të shkaktojë telashe në periudhën afatgjate, thonë analistët.

 

Një pjesë e buxhetit rus është e fshehtë, pasi Kremlini përpiqet t’i mbajë të fshehta planet ushtarake dhe t’i shmangë kritikat për luftën në Ukrainë.

 

Por, sipas gazetarëve të pavarur të biznesit, Farida Rustamova dhe Maksim Tovkaylo, rreth 39 për qind e të gjitha shpenzimeve federale do të shkojnë për mbrojtjen./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat