Secondary Adv

Bizneset ankesa per tenderat, mbi 97 per qind per kufirin e larte monetar

Tenderët mbi kufirin e lartë monetar regjistrojnë ankesat më të shpeshta nga operatorët ekonomikë pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

 

Sipas të dhënave nga ky dikaster, rezulton se gjatë këtij viti janë depozituar 781 ankesa për këto lloj procedurash, apo mbi 97% e totalit prej 803 ankesash të depozituara deri më tani.

 

Sipas legjislacionit në fuqi këto procedura përfshijnë tenderët mbi 650 mln lekë për kontratat e punëve publike dhe 40 mln lekë për kontratat publike të mallrave dhe shërbimeve. 

 

Ndërkaq, nëse do i ndajmë sipas llojit të kontratave ankesat dominohen nga mallrat, me plot 505 ankesa. Pas tyre renditen shërbimet me 221 ankesa dhe punët publike me 55 ankesa.

 

Ndërkaq, proceduart e prokurimit public dominojnë numrin e ankesave me 791, ndërsa ankimimiet e tjera përfshijnë ankandet, lejet minerare dhe tenderët në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me një total prej 12 ankesash.

 

Sa i takon koncesioneve, gjatë vitit 2023 nuk është depozituar asnjë ankesë. Kryesisht operatorët ekonomikë kundërshtojnë pranë Komisionit të Porkurimit Publik vendimet e komisioneve të vlerëismit të ofertave, ku zakonisht kërkohet ndryshimi i këtyre vendimeve.

 

Ndërkohë që, pjesën tjetër e zënë ankesat për dokumentet e tenderit, ku shpesh herë entet kontraktore akuzohen për kritere diskriminuese dhe përjashtuese./Burimi: SCAN


Më të lexuarat