Secondary Adv

Bonusi i fundvitit per pensionistet, shperndarja nis nga 1 dhjetori

Pensionistët mund të tërheqin bonusin prej 5 mijë lekësh duke nisur që nga data 1 dhjetor.

 

Në total parashikohet të përfitojnë 767 të moshuar që trajtohen me pension. Në buxhetin e këtij viti janë programuar 3.5 miliardë lekë në total që do të shkojnë për bonusin e pensionistëve, por përfitues do të jenë edhe individët që përfitojnë pension invaliditeti, persona që trajtohen me pension familjar dhe pension social.

 

Shpërndarja do të bëhet në të gjitha sportelet e postës shqiptare ku tërheqin pensionet ndërsa për ata që e marin në bankë kalimi bëhet automatikisht.

 

Ky ëshët bonusi i dytë që përfitojnë pensionistët me të njëjtën vlerë pas atij  që u dha në prill si një masë për të lehtësuar shtrenjtimin e çmimeve. Ndërkohë në  1 tetor mbi 767 mijë individë të të gjitha kategorive të pensioneve kanë përfituar indeksimin në masën 8.6% të pensionit që marin.

 

Në Buxhetin 2024, për indeksimin e pensioneve janë parashikuar 4.1 miliardë lekë dhe 3.6 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat