Secondary Adv

Rritet buxheti per 19 institucione, me shume fonde per SPAK dhe sigurine kibernetike

Komisioni i Ekonomisë me dakordësi të Ministrisë së Financave ka pranuar shtimin e fondeve për disa institucione kryesisht në institucionet e drejtësisë.

 

Në total janë pranuar 19 kërkesa të institucioneve për shtim buxheti dhe 2 kërkesa për shtesa punonjësish pa ndikim në rritjen e fondeve. Në total shtesat e buxhetit arrijnë në 1.123 mld lekë dhe shtesat e stafit janë 63 punonjës të ri në institucionet publike.

 

Prokuroria e Posaçme, SPAK, dhe Drejtoria e Burgjeve kanë marrë më shumë fonde shtesë, gati 50% të buxhetit që u ishte caktuar. Ndërkohë për Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike u shtuan 320 milionë lekë për të rritur sigurinë kibernetike

 

INSTITUCIONET QË U SHTOHET BUXHETI PËR 2024

- KLGJ +133 milionë lekë shtesë

-Gjykatës së Apelit  +105 milionë lekë

-KLP + 5 milionë lekë

-Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë +21.5 milionë lekë

-Gjykata Kushtetuese +35 milionë lekë, shtohen edhe 6 punonjës

Prokuroria e përgjithshme + 50 milionë lekë

-SPAK + 320 milionë lekë

-KPA shtohen 6 punonjës  5 milionë lekë

-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit 2.4 milionë lekë

-Komisionerët publik  1.5 milionë lekë

-Kuvendit i shtohen 12 punonjës dhe i shtohen shpenzimet me 130 mln lekë

-Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, shtohen 20 punonjës dhe buxheti rritet me 100 mln lekë

 

-AKSHI, shtohen 12 punonjës

-Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike +320 mln lekë për të rritur sigurinë kibernetike

-ILDKPKI + 48 milionë lekë

-Komisioneri për të drejtat e Informimit + 24 milionë lekë

-Instituti i studimit dhe pasojave të komunizmit +3 milionë lekë

-Autoriteti për të Drejtën e Informimit në ish-sigurimin e shtetit + 13.8 milionë lekë

-Avokati i Popullit shtohen 7 punonjës

-Komisioni i Prokurimit Publik + 15 mln lekë 

-Drejtoria e përgjithshme e burgjeve +100 mln lekë për uniformat dhe ushqimet për të burgosurit e paraburgosurit

Totali i shtesave në buxhet 1.123 miliardë lekë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat