Secondary Adv

KKT merr edhe menaxhimin e burimeve ujore, ndryshime ne ligjet e territorit

Dy projektligje nga MIE propozjnë ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” dhe në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.

 

Krijimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një organ në nivel qendror, kompetencat e të cilit do të përfshijnë krahas fushës së planifikimit/zhvillimit urban, edhe atë të menaxhimit të burimeve ujore, në kuadër të shqyrtimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit është një nga ndryshimet kryesore të propozuara në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

 

Sipas draftit, përveç komptencave aktuale, KKT-së do i shtohen edhe të  një sërë kompetencash të tjera. Më konkretisht, KKTU do të vendosë për përcaktimin e rëndësisë kombëtare të një çështjeje,

 

zone ose objekti në planifikimin e territorit, dhe miratimin e planeve te detajuara për zona të rëndësisë kombëtare, për miratimin e planeve dhe projekteve ndërrajonale dhe kombëtare në fushën e furnizimit me ujë, bujqësisë, urbanistikës, zhvillimit industrial dhe të territorit apo vendosjen e kufizimeve për përdorimin e zonave të përmbytura.

 

Po ashtu, KKTU do të ketë të drejtë të përcaktojë dhe ndryshojë regjimin e zonave të mbrojtura të shpallura në rastet e pashmangshme dhe kufijtë e tyre, të miratojë hartat e riskut nga përmbytjet dhe hartat e rrezikut nga përmbytjet, etj.

 

Ndërkohë që, ndryshimet në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” kanë si objektiv: monitorimin e procesit të punimeve të ndërtimit, që kryhen mbi bazën e vendimeve të miratuara nga KKT si dhe vënien në dijeni të Sekretariatit Teknik të KKT, lidhur me të gjithë ndryshimet e mundshme në projekt;

 

Këto projektligje, sipas ministrisë vijnë si domosdoshmëri për të përmirësuar procesin e zhvillimit të territorit dhe si rezultat i përvojës së deritanshme me zbatimin e tyre./Burimi: SCAN


Më të lexuarat