![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
AKSHI: Do hapen edhe 216 laboratore te tjere smart, ne shkollat 9-vjecare
AKSHI, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, po nisin zbatimin e fazës së dytë për krijimin e 216 labe-eve të tjera, në 200 shkolla në mbarë vendin.
Në vijim të Memorandumit të Bashkëpunimit, nënshkruar në korrikun e vitit që shkoi, mes dy institucioneve, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Nina Guga,
firmosën gjatë një eventi të organizuar në mjediset e TechSpace, Planin e Implementimit dhe Monitorimit të Smartlabeve, hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërorë.
Ky është një tjetër hap cilësor në drejtim të edukimit digjital të fëmijëve për një brez të aftë në një të ardhme të afërt, të përshtatshëm me nevojat e tregut, ku teknologjia po zë vendin kryesor,
ndërkohë, me synimin për të pajisur të gjitha shkollat e vendit me smartlabe, me grant të WBIF dhe suportin e Bankës CEB, brenda dy viteve të ardhshme do të implementohen edhe 654 smartlabe të tjera në 615 shkolla të vendit, me mbështetjen e CEB dhe WBIF, sipas njoftimit zyrtar.
“Strategjia Agjenda Digjitale 2022-2026 ka në fokus zhvillimin e teknologjive të reja, Inteligjencën Artificiale, Machine Learning, të cilat i kemi në proces, pa lënë mënjanë aftësitë digjitale, një pikë shumë e rëndësishme dhe që janë kthyer në fokus kryesor.
Kemi patur një patur një pilotim shumë të suksëshsëm të 100 laboratorëve të parë, falë punës së përbashkët ndërinstitucionale.
Kemi marrë feedback shumë pozitiv nga mësuesit lidhur me laboratorët e rinj, kurrikulat e reja dhe platformën ‘Code Monkey’, duke stimuluar të mësuarit nëpërmjet argëtimit”, u shpreh Karçanaj.
Para se të vendosej që do të kalonim me smartlab-et – shpjegoi më tej drejtoresha e AKSH-it, – kemi analizuar të gjithë studimet e bëra në këtë drejtim që qartësisht na kanë treguuar se futja e kodimit që në klasë të parë i ndihmon fëmijët për të patur një logjikë kritike për të gjetur zgjidhje edhe për problemet më të vështira”.
Zëvendësministrja e Arsimit, znj. Guga shprehu gaditshmërinë e plotë për të vijuar më tej me zbatimin e projektit, duke vlerësuar bashkëpunimin me AKSHI-n, koherencën dhe sinkronizimin në ecurinë e deritanishme me projektin e laboratorëve inteligjentë dhe jo vetëm.
Por cilat janë risitë e këtij viti?
Duke shfrytëzuar takimin e sotëm, drejtuesja e AKSHI-t vlerësoi punën e jashtëzakonshme që është bërë me SMIP, që për vitin e kaluar shkollor mundësoi për herë të parë shpërndarjen e dëftesave me vulë elektronike, si nga shkollat publike ashtu edhe ato private.
“Këtë vit iniciativa është që nëpërmjet SMIP prindërit të informohen në kohë reale për mungesat e fëmijëve të tyre.
Do të kalojmë në Regjistrin Elektronik, që do t’u mundësojë prindërve që në kohë reale të mësojnë notat e fëmijëve por edhe mungesat, që nganjëherë bëhen nga fëmijët, por prindërit nuk e dinë”, u shpreh Karçanaj.
Inteligjenca Artificiale planifikohet gjithashtu të zbatohet në sistemin e edukimit, për identifikimin e atyre fëmijëve që janë me një aftësi më të madhe teknologjike që do të orientohen në arsimin e duhur.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/akshi-do-te-hapen-edhe-216-laboratore-te-tjere-smart-ne-shkollat-9-vjecare-te-vendit/
Më të lexuarat
![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
![Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona](images/news/dosjet e pronave shpronesime hekurusha.jpg)
![Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve](images/news/akciza karburante hiqet kostoja tarifa.jpg)
![Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro](images/news/mareveshja grant be vore hani hotit.jpg)
![Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore](images/news/hidrogjen itali korridori europe mesdhe.jpg)
![Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi](images/news/klima biznesit gjermani perkeqesim.jpg)
![Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret](images/news/subvencione shqiperi nis financimi blektori bujqesi.jpg)
![Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh](images/news/autostradat gjermani ndryshim tarifa cmime.jpg)
![Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor](images/news/plani buxhetor suficit qeveria.jpg)
![Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit](images/news/akshi biznese aplikime afate procedura.jpg)