Secondary Adv

Avancojne punimet per Unazen e Madhe, ja kur parashikohet te perfundoje

Unaza e Madhe e Tiranës pritet të përfundojë në verën e vitin 2024.

 

Gjatë inspektimit të punimeve në lotin 4, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se pavarësisht pengesave të hasura me gjeologjinë e tokës dhe shpronësimet, afatet kontraktuale do të arrihen.

 

Balluku foli edhe për aksin Qukës – Qafë Plloçë, që pas vonesave të krijuara ndër vite pritet të avancojë, duke qenë se financimi tashmë është sigurruar.

 

Ndërkaq, Balluku bëri me dije edhe detajet për ecurinë e punës në tunelin e Murrizit, duke specifikuar se aktulisht po punohet për 80 metrat e fundit të gërmimit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat