Secondary Adv

Qender Multifunksionale ne Parkun Kombetar te Vjoses, shpallet fituesi i projektit

Një bashkim studiosh të huaja fitoi Konkursin Ndërkombëtar për ‘Qendrën Multifunksionale të Informacionit” të Parkut Kombëtar të Vjosës, që synon të zhvillojë turizmin në këtë zonë. 

 

Një qendër Multifunksionale do të ngrihet në parkun Kombëtar të Lumit Vjosë, e cila do të promovojë vlerat natyrore dhe kulturore që zotëron territori i lumit të fundit të egër në Evropë.

 

Fituesi për ngritjen e qendrës multifunksionale u shpall studioja projektuese “CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO”. 

 

Në ceremoninë e shpalljes së projektit fitues në TKOB konkurronin me idetë e tyre studioja hollandeze “Casanova+Hernandez Architecten”, ajo daneze “CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO” si dhe studioja spanjolle “Ensamble Studio”.

 

Juria e përbërë nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, shefi ekzekutiv i Patagonia Ryan Gellert dhe ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë të mjedisit,

 

arkitektonikës e planifikimit të territorit vlerësoi projektin e kësaj studioje si më kreativi dhe inovativi në përputhje me kriteret e shpallura nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për këtë konkurs.

 

Pas investimeve përgjatë lumit Vjosë, që synojnë të zhvillojnë më shumë potencialin turistik të kësaj pasurie, kryeministri Rama, tha se nuk duhet të synohet turizmi aktual por ai i luksit.

 

"Shqipëria ka ambicien për tu rritur ekonomikisht, ka të drejtë që këtë dhuratë të madhe ta vërë në dispozicion të vetvetes. Nuk mund të krijohen standarde vetëm nga ajo pjesë turistësh që vijnë me një çantë në krahë, por duhet të kemi konsumatorë më të lartë.

 

Vjosa është për ne një shkollë shumë e rëndësishme për të kuptuar se na duhet turizmi i luksit, dhe na duhet për njerëz të zakonshëm."

 

 Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se ky është vendimi më i guximshëm që mund të merrte ndonjëherë një qeveri.

 

“Vendimet më të mëdha dhe të guximshme dhe më të rëndësishme për të ardhmen që një qeveri mund të merrte”, tha Rama.

 

Një mesazh e pati edhe për Bashkimin Europian, për të cilin tha se ndërsa i jepnin leksione Shqipërisë se Vjosa duhej shpallur Park Kombëtar, duhet të kujtojnë se edhe lumenjtë në BE kanë qenë të egër, por i kanë zbutur për aryse që s’kanë lidhje me mbrojtjen e mjedisit.

 

Konkursi ndërkombëtar për Qendrën Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës dhe hymë në një fazë të re, konservimit dhe zhvillimit të këtij parku të jashtëzakonshëm kombëtar.

 

Nuk ka asnjë vend në Europë të paktën, se bota është shumë e madhe për të folur me siguri, që të ketë një park kombëtar që përshkon të gjithë trupin e vendit.

 

Nuk ka asnjë vend në Europë sot që të ketë një lum të egër, gjë për të cilën shpeshherë kemi qenë të detyruar tu kujtojmë miqve europiane, kur këmbëngulej se duhej ruajtur lumi i fundit i egër në Europë, por më parë se sa na japin në leksione se si ruhet një lumë i egër.

 

Duhet të kujtohen që të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjerë të Europës, por ata i kanë zbutur për qëllime që s’kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen e natyrës. jemi mirënjohës për nxitjen, inkurajimin”, tha Rama.

 

Kreu i qeverisë theksoi se asnjëherë nuk kanë qenë septik për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

 

Nuk kemi qenë hezitues për ta shpallur Vjosën Park kombëtar, ka qenë pjesë e vizionit.

 

Projekti që do të vihet në jetë ndërthur investimet që do të bëhen me natyrë, duke e shoqëruar rrugëtimin me informacione, stacione ndalimi për turistët apo edhe muzeun e informacionit, që jep më shumë detaje mbi këtë pasuri kombëtare.

 

Për ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, përmbyllja e kësaj gare finalizon edhe ‘Vitin e Vjosës’, siç është konsideruar 2023-shi për shkak se kësaj kohe është shpallur zyrtarisht i mbrojtur Parku Kombëtar i Lumit të Vjosës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat